LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimet për stuhi shiu dhe breshër, IHMK jep disa këshilla sesi të mbrohemi nga moti ekstrem

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të jetë nën ndikimin e masave nga fushat e fuqishme ciklonike.

Në këto kushte do të mbaj mot jo stabil, me diell dhe vranësira të cilat pritet të shoqërohen me shkarkime rrufesh, reshje shiu e në disa zona ekziston rreziku edhe për stuhi dhe breshër.


Si rezultat i kësaj Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë disa këshilla se si duhet të ruhemi nga moti ekstrem.

Institutit apelon për kujdes gjatë kohës kur fillojnë reshjet dhe të respektohen udhëzimet, se si duhet të mbrohemi nga moti me rrufe dhe stuhitë.

Diell dhe vranësira, gjatë ditës priten reshje shiu e stuhi dhe breshër
Lexo po ashtu Diell dhe vranësira, gjatë ditës priten reshje shiu e stuhi dhe breshër

Më poshtë mund të lexoni disa këshilla se si duhet të ruhemi nga moti ekstrem:

1. Nëse jeni gjendur jashtë gjatë një stuhie, mos qëndroni pranë një peme, një shtylle telefoni ose shtyllë flamuri. Distanca e sigurt nga objektet e larta është dyfishi i lartësisë së objektit.

2. Kur rrufeja kërcënon, futuni brenda një shtëpie, ndërtese të madhe ose një automjeti tërësisht metalik.

3. Nëse stuhia afrohet kur jeni jashtë në një zonë pyjore, strehohuni nën pemë të vogla dhe qëndroni larg pemëve të larta.

4. Nëse stuhia afrohet kur jeni jashtë, mos u bëni cak i saj. Mund të jetë fatale. Mos qëndroni në majë të një kodre, në një fushë të hapur ose përgjatë një plazhi.

5. Nëse stuhia afrohet kur jeni duke notuar ose pranë ujit, dilni nga uji menjëherë dhe largohuni nga plazhi.

6. Gjatë një stuhie me vetëtima, hiqeni ombrellën, qëndroni larg gardheve me tela, pajisjeve me tela për tharje të rrobave, tubacionet metalike, shinat metalike dhe objekte të tjera metalike.

7. Gjatë një stuhie me vetëtima, qëndroni larg pajisjeve elektrike, kanaleve të ngrohjes, radiatorëve dhe hidraulikës. Hiqni nga priza pajisjet kryesore elektrike.

8. Rrufeja është vdekjeprurëse. Gjatë një stuhie me rrufe mos përdorni pajisje elektrike si brisqe, mikserë, tharëse flokësh dhe pajisje lavanderie.

9. Rrufeja mund të jetë vdekjeprurëse, por një person i vrarë në dukje nga rrufeja shpesh mund të ringjallet nga metoda e ndihmës së shpejt gojë më gojë, masazhi i zemrës ose frymëmarrja artificiale. Nëse disa njerëz goditen nga rrufeja, së pari trajtoni ata që duken të vdekur. Ata që tregojnë shenja jete ndoshta do të shërohen vetë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori