Paralajmërimet për shtrenjtimin e rrymës, Kuvendi sot në seancë të jashtëzakonshme
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme lidhur me paralajmërimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Në rend dite është vetëm një pikë, debat parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Seanca e jashtëzakonshme është thirrur nga PDK-ja, në koordinim edhe me partitë tjera opozitare, LDK-në dhe AAK-në.
Partitë opozitare në seancën e Kuvendit të mbajtur të enjten e kaluar, kanë ngritur shqetësim për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
AAK-ja propozoi një projekt-rezolutë përmes së cilës kërkohej që të mos ketë ngritje të çmimeve, por ajo nuk u miratua pasi nuk gjeti edhe mbështetjen e Vetëvendosjes që ka numrin më të madh të deputetëve në Kuvend.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri gjatë një konference për media, deklaroi se do ta ndalojnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke thënë se seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit është e nevojshme.
“Një seancë e tillë është e nevojshme dhe miratimi i një rezolute që do ti kërkojë ZRrE-së për mos ngritjen e çmimeve. Për ne është e rëndësishme parandalimi i rritjes së çmimit të energjisë elektrike”, deklaroi Tahiri.
Edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi javën e kaluar deklaroi se do të bëhet propozimi i një rezolute që sipas tij do të ndaloj rritjen e çmimit të tarifave të rrymës.
“Qytetarët do të paguajnë çmim më të lartë të energjisë elektrike së vendet evropiane, më lartë se në Francë, ku paga mesatare është dhjetë herë më e lartë se në Kosovë. Kjo është e papranueshme që të merret energjia elektrike më 6 centë dhe të dërgohet 22.4 centë. Ne jemi këtu që ta ndalojmë, pra do të propozojmë rezolutë që mos të ketë rritje të çmimeve”, tha Gashi.
Ndërkaq Qeveria e Kosovës në mbledhjen elektronike të mbajtur të premten, miratoi ndarjen e 10 milionë eurove në mbështetje për të tejkaluar krizën energjetike.
“Kabineti qeveritar ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dhjetë milionë euro (10,000,000.00€), për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike”, thuhej në njoftimin e lëshuar nga Qeveria. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Matematikë e thjeshtë, Nissan X-Trail i ri “00” - Auto Mita
LISTA
Sa kushton Kontrata Kolektive?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore