LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërime për një sulm të mundshëm, ambasada amerikane u thotë shtetasve të saj që “të kenë plane evakuimi” nga Rusia

Paralajmërime për një sulm të mundshëm, ambasada amerikane u thotë shtetasve të saj që “të kenë plane evakuimi” nga Rusia

Ambasada amerikane ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë në Moskë për një sulm të mundshëm në kryeqytetin rus.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në njoftimin e ambasadës janë paralajmëruar amerikanët që të kenë gati një plan evakuimi në rast emergjence.

Ambasada tha: “Ka pasur kërcënime për sulme kundër qendrave tregtare, stacioneve hekurudhore dhe të metrosë, dhe vende të tjera të grumbullimit publik në zonat kryesore urbane, duke përfshirë Moskën dhe Shën Petersburgun, si dhe në zonat e tensionuara përgjatë kufirit rus me Ukrainën”.

Siç është thënë më tej, në njoftim është shtuar se amerikanët duhet të “rishikojnë planet e tyre personale të sigurisë” dhe të kenë plane arratisjeje që “nuk mbështeten në ndihmën e qeverisë amerikane”.

Një lajm i tillë vjen pak pasi mediat amerikane raportuan se SHBA ka informata se komandantët rusë kanë marrë urdhra për të vazhduar një pushtim të Ukrainës.

Sipas CBS News, zyrtarët nga vendi kanë thënë se komandantët rusë në terren po bëjnë plane specifike beteje se si do të përballen me një pushtim të vendit.

Kjo nuk do të thotë se një pushtim është i garantuar, pasi presidenti rus Vladimir Putin mund të ndryshojë mendje, theksoi zyrtari.

Ndërkohë, duke folur për ‘Face the Nation’, Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha: “Gjithçka që po shohim na tregon se vendimi që ne besojmë se Presidenti Putin ka marrë për të pushtuar po ecën përpara”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Botë
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Botë
Teleskopi hapësinor James Webb fotografon galaktikën më të largët të njohur

Teleskopi hapësinor James Webb fotografon galaktikën më të largët të njohur

Botë
Kjo është rrahja më e çuditshme në botë - ajo u filmua në Meksikë

Kjo është rrahja më e çuditshme në botë - ajo u filmua në Meksikë

Amerika Latine
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori