LAJMI I FUNDIT:

“Parada e kangurëve” ndërpret lojën e golfit në Australi

“Parada e kangurëve” ndërpret lojën e golfit në Australi

Loja e lojtarëve të golfit në një fushë në Victoria, Australi, është ndërprerë nga rrëmuja e krijuar nga kangurët që kërcenin.

Stephen Roche ka postuar një video në rrjete sociale ku shfaqen kangurët gjatë lojës së golfit në Heritage Golf dhe Country Club, përcjell Telegrafi.


“Ne kemi kangurë në Heritage Golf dhe Country Club, por këtë pamje nuk e kam parë kurrë më parë”, shkroi Roche.

Në video dëgjohet ai teksa u kërkon kafshëve “të mos qëndrojnë mbi topat e tij të golfit”.

Lojtari Michael McCarthy iu përgjigj videos duke thënë se “parada e kangurëve u duk sikur zgjati përgjithmonë”. /Telegrafi/