LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim dhe arrest shtëpiak për të dyshuarit e sulmit në Kuvend

Paraburgim dhe arrest shtëpiak për të dyshuarit e sulmit në Kuvend

Dy masa të ndryshme sigurie u janë caktuar gjashtë të dyshuarve për sulmin në Kuvend

Tre të arrestuarve për sulmin në Kuvend u është caktuar paraburgimi, ndërsa tre të tjerëve arresti shtëpiak.


Në paraburgim për një muaj do të qëndrojnë Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Astrit Dehari, ndërsa arresti shtëpiak prej një muaji u është caktuar Frashër Krasniqit, Adea Batushës dhe Petrit Ademit.

Këto masa sigurie të arrestuarve të pardjeshëm ua caktoi gjyqtari Vehbi Kashtanjeva.

Lajmin për masat e sigurisë së shqiptuara ndaj tyre e bëri të ditur për KALLXO.com avokati Tomë Gashi që mbron Petrit Ademin.

“Ne mendojmë se vendimi është jo i drejtë sepse prokurori ka dështu të dëshmojë involvimin e secilt prej tyre në veprën penale për të cilën janë të dyshuar,” tha Gashi për KALLXO.com.

KALLXO.com shkroi për këto arrestime dhe bastisjet e shtëpive të të arrestuarve.