LAJMI I FUNDIT:

Para vizitës në Kiev, Sullivan i bindur se Dhoma e Përfaqësuesve përfundimisht do të miratojë ndihma shtesë për Ukrainën

Para vizitës në Kiev, Sullivan i bindur se Dhoma e Përfaqësuesve përfundimisht do të miratojë ndihma shtesë për Ukrainën

Në vizitën e tij të parë në Kiev që kur shoqëroi presidentin e SHBA Joe Biden në kryeqytetin ukrainas trembëdhjetë muaj më parë, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan përsëriti besimin e tij se Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së do të miratojë përfundimisht ndihmën ushtarake shtesë për Ukrainën, pavarësisht se ajo ishte bllokuar në raste të ndryshme në Kongres për muaj të tërë.

Siç raporton CNN, por duke folur me gazetarët së bashku me Andriy Yermak, kreun e zyrës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Sullivan nuk ishte në gjendje të përcaktonte një afat kohor se kur ai priste që një paketë e tillë të kalonte, transmeton Telegrafi.


“Ne kemi besim se do të marrim një votë të fortë dypartiake në Dhomën e Përfaqësuesve për një paketë ndihme për Ukrainën dhe ne do t’i nxjerrim ato para nga dera. Tashmë është marrë shumë kohë. Unë nuk do të bëj parashikime se kur saktësisht kjo do të realizohet”, shtoi ai.

Muajin e kaluar, Senati i SHBA miratoi një projektligj shtesë i cili do të kishte zhbllokuar 60 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, por Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson refuzoi ta sillte atë në foltore për votim.

Diskutimet aktuale në Capitol Hill thuhet se po përqendrohen në përpjekjen për të marrë të paktën një pjesë të ndihmës të miratuar në formën e një kredie, e cila mund të sigurojë mbështetje nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve.

Bllokimi politik në Uashington ka përkuar me arritjet më të rëndësishme të Rusisë në fushën e betejës për nëntë muaj, duke përfshirë kapjen e qytetit industrial të Avdiivka, të cilin forcat ruse e kishin sulmuar rëndë për muaj të tërë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori