LAJMI I FUNDIT:

Para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, ndizen qirinj në 27-vjetorin e masakrës së Srebrenicës

Para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, ndizen qirinj në 27-vjetorin e masakrës së Srebrenicës

Më 11 korrik, në Bosnje e Hercegovinë shënohet 27-vjetori i masakrës së Srebrenicës.

Para Teatrit Kombëtar në Prishtinë,  janë ndezur qirinj, në nderim të viktimave, po ashtu është vendosur një pllakatë me mbishkrimin “Srebrenica, sëbashku kundër virusit të mohimit”.


“Vaksinë kundër gjenocidit dhe mohimit të krimeve të luftës nuk ka, por ekziston një antivirus efektiv: fakte të vërtetuara nga gjykimet para Gjykatë Penale Ndërkombëtare për Ish-jugosllavinë, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe gjykatave kombëtare”, thuhet në pllakatë.

Eshtrat e 50 viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, të identifikuara së voni, u varrosën të hënën në Qendrën Përkujtimore Potoçari – aty ku ndodhen varret e mbi 6,670 viktimave të tjera.

Abazoviq u kërkon falje nënave të Srebrenicës
Lexo po ashtu Abazoviq u kërkon falje nënave të Srebrenicës

Masakra është cilësuar si mizoria më e rëndë në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka njohur si gjenocid.

Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë hyrë në Srebrenicë – zonën e shpallur të sigurt nga Kombet e Bashkuara.

Në ditët që kanë pasuar, ato kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur në gropa në pyjet përreth.

Vrasjet kanë ndodhur për pak ditë, por procesi i gjetjes së trupave ka marrë vite dhe identifikimi dhe varrimi i eshtrave vazhdojnë ende./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori