0Shares

Apple është duke korrur sukses të plotë në lojën e orëve intelegjente me Apple Watch 4 të tyre, të paktën kjo është ajo që na tregojnë shifrat.

Duket sikur Apple nuk duhet të shqetësohet për marrjen e fronit të tyre nga konkurrentët, sepse sipas analistit të Apple Ming-Chi Kuo, Apple Watch Series 4 thuhet se është në një fillim shumë të mirë.

Kjo është sipas një shënimi kërkimor të lëshuar nga analisti dhe i marrë nga MacRumors, në të cilin duket se para-porositë e fundjavës për serinë 4 ishin mbi pritshmëritë. Nuk jemi të sigurt se cilat ishin pritjet fillestare, por me sa duket Kuo beson se kjo mund të rezultojë në shitjen e deri 18 milionë njësive të Apple Watch në 2018, me Serinë 4 që përbën më shumë se gjysmën e tyre, përcjell Telegrafi.

Kuo pretendon se para-porositë më të larta u nxitën nga funksionet e reja, siç është EKG i ndërtuar në pajisje. Sidoqoftë duhet të theksohet se funksioni nuk do të jetë i disponueshëm gjatë fillimit dhe se për momentin duket se EKG funksion vetëm për tregun amerikan.

Mund të supozojmë se kjo është për shkak se Apple ndoshta ka nevojë për leje nga organet rregullatore në vende të tjera përpara se të lansojë këtë tipar mjekësor. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)