LAJMI I FUNDIT:

Para gjykatës paraqiten mesazhet mizogjene të Andrew Tate që ua dërgonte viktimave në WhatsApp, duke i kërcënuar të mos dilnin nga shtëpia e tij

Para gjykatës paraqiten mesazhet mizogjene të Andrew Tate që ua dërgonte viktimave në WhatsApp, duke i kërcënuar të mos dilnin nga shtëpia e tij

Andrew Tate refuzoi të linte femrat të largoheshin vetëm nga kompleksi i tij në Rumani, sipas transkripteve të nxjerra nga aplikacioni WhatsApp dhe të paraqitura nga prokurorët.

Influencuesi mizogjen Tate dhe vëllai i tij Tristan janë arrestuar si të akuzuar për trafik seksual dhe krim të organizuar, shkruan The Sun.

Dyshja mbeten në paraburgim pasi u arrestuan muajin e kaluar, ndërsa kërkesa e tyre për lirim nga paraburgimi është hedhur oshtë nga gjykata.

Andrew Tate (Foto: AP)

Thuhet se dyshja i detyronin femrat të krijonin përmbajtje pornografike për t’u shitur në internet.

Media rumune tani raporton se transkriptet e mesazheve me tekst zbulojnë se si Tate kontrollonte dhe kërcënonte femrat që dyshohet se i mbante rob.

DIICOT – njësia rumune e hetimit të krimit të organizuar – përfshiu mesazhet në dosjen që përgatitej kundër Andrew Tate.

Transkriptet dyshohet se janë nga një grup mesazhesh në WhatsApp, duke përfshirë Tate, togerët e tij dhe disa nga viktimat e tij të supozuara.

Dhe në një shkëmbim të botuar nga gazeta rumune Gandul, një “femër e re” i lutet Tate që të lejohet të largohet nga skllavëria e tij.

Andrew Tate (Foto: Andreea Campeanu/Getty Images)

Më pas, Tate i tha asaj se nuk do të shkonte askund pa një nga punonjësit e tij “të besuar”.

“Pse je kaq i ftohtë me mua?”, ka shkruar ajo.

Tate u përgjigj: “Mos dil vetëm pa më thënë. Në Shopping Mall, supermarket, askund tani e tutje”.

Ajo tha: “Të thashë që doja të shkoja vetëm”.

Tate më pas u përgjigj se ky ishte “paralajmërimi i fundit” për femrën e paidentifikuar, sipas transkripteve.

Mesazhe të tjera të zbuluara në dokumente tregojnë Andrew Tate që mburret se është drejtuesi i operacionit në Rumani.

“Kam dëgjuar që ju jeni ai që drejton biznesin e vajzave Onlyfans dhe TikTok?”, e pyet një femër yllin mizogjen të rrjeteve sociale.

Ai u përgjigj duke i shkruar mesazh: “Tristan dhe Georgiana [Naghel] janë atje, por unë i udhëheq ata”.

Georgiana Naghel (Foto: Instagram)

Naghel është përshkruar si një nga “engjëjt” e Tate – dhe ajo u arrestua së bashku me të dhe Tristanin për krim të organizuar dhe prostitucion.

Transkriptet e tjera të publikuara nga RomaniaTV dyshohet se tregojnë Naghel duke kërcënuar një nga femrat viktimë.

Një tjetër transkript tregon mesazhe nga Luana Radu – një tjetër punonjëse e besuar e Andrewit, e cila gjithashtu ndodhet në arrest.

Luana Radu (Foto: Instagram)

Ajo duket se qorton një nga viktimat për ankimin se janë shumë të lodhur për të punuar.

Tate dhe vëllai i tij po mbahen në një qeli në burgun famëkeq rumun deri në fund të janarit, ndërsa prokurorët njoftuan se ata po mbaheshin në paraburgim për 30 ditë.

Vëllezërit Tate do të apelojnë gjithashtu kundër sekuestrimin të disa prej sendeve të tyre – duke përfshirë 11 vetura luksoze.

Foto: The Sun

Ata gjithashtu pritet të paraqiten në një gjykatë të Bukureshtit për të dëgjuar ankesat e tyre që kundërshtojnë vendimin e një gjyqtari për të zgjatur urdhërarrestimet e tyre në 30 ditë.

Tate dukej se i mohoi akuzat, duke sugjeruar që pas arrestimit të tij ai ishte kapur nga agjentët e “The Matrix”.

“Matrix” duket të jetë një term i përdorur për Tate për t’iu referuar institucionit që besohet se do ta kapë atë.

Avokati i mizogjenit Tate, Eugen Vidineac dha gjithashtu një intervistë të gjatë për gazetën rumune Gandul, në të cilën ai përsëriti se vëllezërit mohonin çdo keqbërje dhe protestoi për pafajësinë e tyre.

Foto: The Sun

Dhe ai pretendoi se postimet në rrjetet sociale nga vëllezërit nuk duhet të përdoren kundër tyre sepse në internet ata po portretizojnë “personazhe”.

“Ne jetojmë në një realitet të vitit 2023 në të cilin njerëz të ndryshëm promovojnë veten, si personazhe, në rrjetet sociale, duke promovuar një imazh, një produkt, një ide, një rrymë”, tha ai.

Por ai sqaroi se prania në internet e Tate nuk është “domosdoshmërisht e rreme, në tërësinë e saj”.

Tate fillimisht fitoi famë pas një paraqitjeje jetëshkurtër në Big Brother.

Ai më pas u largua nga spektaklit, pasi u transmetuan pamje të supozuara të tij duke rrahur një femër.

Që atëherë ai ka ngjallur neveri dhe zemërim me një valë përmbajtjesh mizogjene dhe seksiste në internet.

Andrew Tate (Foto: DANIEL MIHAILESCU/AFP via Getty Images)

Tate, i lindur në Uashington DC, u akuzua për përhapjen e urrejtjes ndaj femrave ndërsa ndërtoi profilin e tij famëkeq.

Influencuesi u ndalua nga rrejti social Twitter në vitin 2017 për shkeljen e rregullave, pas komenteve të tij shumë të diskutueshme.

Ai më parë i është referuar femrave si “pronë” dhe tha se ato duhet të mbajnë “disa përgjegjësi” nëse sulmohen seksualisht.

Në gusht, Tate u ndalua nga një sërë faqesh të tjera të rrjeteve sociale – gjersa iu dha mundësia për t’u rikthyer në Twitter vetëm pasi kompania u mor në pronësi nga Elon Musk. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori