“Po ndihem shumë mirë. Skuadra më ka pritur me duar hapur. Të gjithë janë sjell mirë. Tifozëve u premtoj se gjithkush do të japë 100 për qind dhe do të mundohemi të fitojmë dhe si po e shoh ekipin, them se kemi shanse të mira”, deklaroi Paçarada. I pyetur nga gazetarët nëse mund t’i bashkohet Shqipërisë, ai pohoi se njëherë për njëherë e do Kosovën, raporton Tribuna.

“Shqipërua më ka bërë ftesë për U-21. Mirëpo, të luash për Kosovën tash është shans i mirë për t;u zhvilluar pasi jam 19 vjet dhe ndeshja luhet në Prishtinë, ku edhe babi im (Shukriu) ka luajtur para 30 vitesh këtu. Ta shohim si do të shkojë”, përfundoi Paçarada. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app