LAJMI I FUNDIT:

Papunësia në Greqi 19.5%

Papunësia në Greqi 19.5%

Pas shumë krizave ekonomike, shkalla e papunësisë greke ra në 19.5 për qind në maj të 2018 krahasuar me majin e 2017. Ndërkohë, në prill të këtij viti ishte 0.5 për qind më e lartë se në muajin maj, sipas autoriteti statistikor grek, ELSTAT.

Në një raport mujor, shërbimi statistikor tha se numri i të punësuarve arrinte në 3,824,393 në muajin maj kurse numri i të papunëve 924,941.


Punësimi ishte rritur 70.052 krahasuar me majin e vitit 2017, një rritje prej 1.9 për qind dhe 48.884 krahasuar me prillin 2018 (një rritje prej 1.3 për qind).

Numri i personave të papunë ra 113,718 krahasuar me majin 2017 (10,9 për qind) dhe 18,029 krahasuar me muajin prill 2018 (rreth 1.9 për qind). Mesa duket strategjitë ekonomike që Greqia po luftonte prej kohësh që të njihnin funksionim, po realizohen. /Telegrafi/