LAJMI I FUNDIT:

Papa thotë se Kisha Katolike mund t’i bekojë lidhjet mes personave të gjinisë së njëjtë

Papa thotë se Kisha Katolike mund t’i bekojë lidhjet mes personave të gjinisë së njëjtë

Papa Françesku ka thënë se ai mund të jetë i hapur që ta bekojë lidhjen e personave të gjinisë së njëjtë në Kishën Katolike.

Duke iu përgjigjur një grupi kardinalësh, që e kanë pyetur për ta sqaruar këtë çështje, ai ka thënë se çdo kërkesë për bekim, duhet të trajtohet me “mirësi pastorale”.


“Ne nuk mund të jemi gjyqtarë që vetëm mohojmë, kundërshtojmë dhe përjashtojmë”, ka thënë ai.

Megjithatë, Papa ka thënë se Kisha ende e konsiderohen marrëdhënien mes personave të gjinisë së njëjtë si “mëkat” dhe ende nuk e njeh martesën mes këtyre personave.

Kjo ka qenë një prej shumë kërkesave që i janë drejtuar Papës në një takim me pjesëmarrës nga e gjitha bota, për të diskutuar të ardhmen e Kishës.

Në Kishën Katolike, bekimi është lutje që bën një zyrtar i kishës, i cili i lutet Zotit që ta shohë me mirësi atë person, apo personat që bekohen.

Peshkopët në disa shtete, përfshirë Belgjikën dhe Gjermaninë, kanë nisur t’iu lejojnë priftërinjve që t’i bekojnë çiftet e personave me gjini të njëjtë, mirëpo pozicioni zyrtar i Kishës mbetet i paqartë. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Evropa
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori