Që nga momentet e para dhe paraqitjes në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit, Papa Leo XIV dha tre sinjale të rëndësishme për mënyrën se si do të jetë udhëheqësi i Kishës Katolike, e cila numëron 1.4 miliard besimtarë.
Shenja e parë e Leo-s për mënyrën se si do të udhëheqë ishte zgjedhja e emrit të tij. Papët shpesh e përdorin këtë zgjedhje për të dërguar një sinjal të parë të rëndësishëm rreth prioriteteve të papatit të tyre të ri.
Papa Françesku mori emrin e Shën Françeskut të Asizit nga shekulli XIII-të, i cili hoqi dorë nga pasuria dhe dëshironte të kujdesej për të varfrit. Papa i fundit që mori emrin Leo, Leo XIII-të, i kushtoi pjesën më të madhe të papatit të tij nga viti 1878 deri më 1903 mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve, duke kërkuar pagë të drejtë, kushte të drejta pune dhe të drejtën për t’u anëtarësuar në sindikata.
“Duke zgjedhur emrin Leo XIV-të, ai tregon se është i përkushtuar ndaj mësimit shoqëror të kishës”, tha at Thomas Reese, komentator jezuit që ndjek nga afër papatin.
Shenja e dytë ishte zgjedhja e gjuhës dhe fjalëve që përdori, të cilat theksuan qartë nevojën për paqe – një temë në të cilën ishte përqendruar edhe Papa Françesku.
Asnjë pjesë e fjalimit drejtuar turmës së mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit nuk ishte në anglisht; ai foli në italisht, gjuhën e papatit dhe kaloi shkurtimisht në spanjisht për të përshëndetur komunitetin e tij të dikurshëm në Peru, ku kishte kaluar kohë si misionar. Ai nuk përmendi SHBA-në, vendin ku ka lindur.
Papa i ri, duke kujtuar fjalët e Papa Françeskut, tregoi se sa i përket luftërave, do të ecë në të njëjtën rrugë. Papa Leo XIV tha se dëshironte të ndante paqen e Zotit dhe iu referua paraqitjes së fundit të Françeskut.
“Ende e kemi në vesh atë zë të dobët, por gjithmonë trim, të Papës Françesku”, tha ai, dhe më pas kërkoi leje për të dhënë të njëjtin bekim që Françesku dha vetëm disa javë më parë, duke thënë se “Zoti na do, Zoti i do të gjithë dhe e keqja nuk do të fitojë. Jemi në duart e Zotit”.
Shenja e tretë nga Papa i ri, Leo XIV ishte zgjedhja e veshjes në paraqitjen e parë.
Ndryshe nga Françesku, i cili hoqi dorë nga të gjitha shenjat e papatit, që në ditën e parë kur u zgjodh në vitin 2013, Papa Leo XIV mbante veshjen tradicionale të kuqe papnore. Edhe pse ndjek traditën e Papa Françeskut, Papa Leo XIV e bëri të qartë se është një papë i ri dhe ndryshe. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kandidatja për kryetare bashkie në Meksikë qëllohet për vdekje gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Trump sugjeron që India dhe Pakistani të shkojnë për ‘darkë të këndshme së bashku’

Witkoff dhe Kellogg thuhet se do të marrin pjesë në bisedimet Ukrainë-Rusi në Stamboll

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!