LAJMI I FUNDIT:

Papa Françesku: Urimet para kohe për ditëlindje sjellin fat të keq

Papa Françesku: Urimet para kohe për ditëlindje sjellin fat të keq
Pope Francis arrives to lead his Wednesday general audience in Paul VI hall at the Vatican December 14, 2016. REUTERS/Tony Gentile

Papa Françesku falënderoi sot njerëzit, të cilët i uruan para kohe atij ditëlindjen duke thënë se urimet para kohe sjellin fat të keq.

Të shtunën, papa Françesku mbush 80 vjeç.

Duke iu drejtuar audiencës, papa Françesku tha “faleminderit të gjithëve për urimet për ditëlindjen time të ardhshme, ju falënderoj, por unë do t’ju them diçka që do t’ju bëjë të qeshë”.

”Në vendlindjen time, urimet para kohe të ditëlindjes sjellin fat të keq dhe ata që të urojnë para kohe janë një sykeqë”, shtoi ai.

Vatikani nuk ka plane të veçanta për ditëlindjen e papa Françeskut.

Ai do të fillojë të shtunën me një meshë me kardinalët dhe pastaj do të ndjekë agjendën e tij të planifikuar. /kp/