LAJMI I FUNDIT:

PAOK afër huazimit te Viktoria Plzen

PAOK afër huazimit te Viktoria Plzen

Më në fund, Ergys Kaçe zgjidh ngërçin me PAOK-un e Selanikut. Mediat greke bën të ditur se mesfushori shqiptar vendosi të rinovojë kontratën me klubin e Superligës ku është formuar si futbollist.

Përfaqësuesit e lojtarit dhe drejtuesit e PAOK gjetën akordin e përbashkët, ndërsa firmosja e kontratës cilësohet thuajse e përfunduar, pavarësisht se duhen saktësuar disa detaje si janë afati i rinovimit për dy ose tre vjet dhe kushtet ekonomike të marrëveshjes së re.


Pavarësisht të gjithave, Kaçe do të firmosë, sepse vetëm në këtyre mënyrë do të arrinte të finalizonte huazimin te Viktoria Plzen. Udhëtimi drejt Republikës Çeke, për tu prezantuar me skuadrën e re do të realizohet menjëherë pas finalizimit të kontratës në Selanik.

Lajmet e Shqipëtarëve nëpër botë
Lexo po ashtu Lajmet e Shqipëtarëve nëpër botë

Largimi i mesfushorit kuqezi është një fakt i kryer, edhe sepse prej ngërçit që lidhej me kontratën, stafi teknik me në krye trajnerin Vladimir Iviç e ka lënë futbollistin jashtë projektit të ekipit për sezonin e ri, transmeton SuperSport.

Me PAOK-un që ka zbritur në fushë prej fundit të Korrikut për ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampionëve ndaj Ajax, apo për sfidën në fazën play off të Ligës së Evropës kundër Dinamos së Tbilisit, në asnjë rast Kaçe nuk ishte i grumbulluar në skuadër.

Rinovimi i kontratës dhe huazimi te Viktoria Plzen janë zgjidhja ideale e pranuar edhe nga futbollisti, që do të largohet për një sezon nga PAOK-u për t’u përqendruar vetëm te futbolli, ndërsa me çekët ka të garantuar pjesëmarrjen në Kupat e Evropës. Viktoria Plzen u mposht në ndeshjen e parë play-off të Champions nga Lodogorets, por edhe në rast disfate ata do të luajnë në grupet e Ligës së Evropës.

Në trend Sport

Më shumë
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve

"Kemi gjëra më të rëndësishme për t'u fokusuar" - përgjigja e Ancelottit kur u pyet për Mbappen

La Liga
Kalo në kategori