LAJMI I FUNDIT:

Panxha: Rekomandojmë të mbështeten prodhuesit që të gjenerojnë vetë rrymë

Panxha: Rekomandojmë të mbështeten prodhuesit që të gjenerojnë vetë rrymë

Gjatë prezantimit të masave mbështetëse për bizneset që burojnë nga Pakoja për Ringjalljen Ekonomike COVID-19, kryeministri Albin Kurti theksoi se ekonomia e vendit ka përjetuar një rritje me rreth 10 për qind.

Kryeministri Kurti para medieve dhe drejtuesve të Odave ekonomike, foli edhe për rritjen dhe zhvillimin e prodhimtarisë, që siç është shprehur ai është motori kryesor i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të një vendi.


Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha ka rekomanduar masën shtesë për prodhuesit që të prodhojnë vet rrymë.

Kurti: Ekonomia në vend këtë vit ka shënuar rritje rreth 10 për qind, do t'iu dalim në ndihmë prodhuesve vendorë
Lexo po ashtu Kurti: Ekonomia në vend këtë vit ka shënuar rritje rreth 10 për qind, do t'iu dalim në ndihmë prodhuesve vendorë

“Masat që kanë të bëjnë me trajnimin e fuqisë punëtore që është një nga sfidat kryesore që po përballemi sot, si dhe marketingu dhe qasja në tregjet e jashtme, është e mirëseardhur për ne. Megjithatë, ne rekomandojmë qeverinë që seriozisht të merremi me problemet që do t’i kemi me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. Andaj, ne rekomandojmë një masë shtesë për përkrahje për prodhuesit që të fillojnë të gjenerojnë vetë energji elektrike”, u shpreh Panxha. /Telegrafi/