LAJMI I FUNDIT:

Panxha: 2021-ta, viti i eksportit – më e larta që nga paslufta

Panxha: 2021-ta, viti i eksportit – më e larta që nga paslufta

Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha ka thënë se 2021-ta është viti i eksportit.

Panxha me anë të një shkrimi në Facebook ka treguar se, në muajin prill ka rritje të eksportit në krahasim me vitin paraprak.


Sipas tij, vetëm në katër muajt e parë janë eksportuar mallra në vlerë prej 213 milionë euro, që është më e larta që nga paslufta.

“Viti 2021 është vit i eksportit. Të dhënat e fundit nga ASK, tregojnë se edhe në muajin prill kemi rritje të eksportit në krahasim me vitin paraprak. Vetëm në katër muajt e parë janë eksportuar mallra në vlerë prej 213 milionë euro krahasuar me 130 milionë euro në vitin 2020 dhe 114 milionë euro në vitin 2019. Mbulueshmëria e eksportit ka arrit në 16.4 për qind që është më e larta që nga paslufta”, ka shkruar ai.

Në fund, Panxha thotë se, me politika të mençura ekonomike dhe me një dinamizëm më të shtuar të Qeverisë ky trend mund t’i tejkaloj edhe parashikimet më optimiste. /Telegrafi/