LAJMI I FUNDIT:

Panik në aeroplan, pasagjeri vdes gjatë udhëtimit në Los Angeles – bashkudhëtaret pretendojnë se ai dhe gruaja e tij kishin simptoma të COVID-19

Panik në aeroplan, pasagjeri vdes gjatë udhëtimit në Los Angeles – bashkudhëtaret pretendojnë se ai dhe gruaja e tij kishin simptoma të COVID-19

Një pasagjer ka ndërruar jetë edhe pse ndihma e shpejtë u mundua ta ndihmojë në aeroplanin e aviokompanisë United Airlines në SHBA, kurse Agjencia për Kontroll dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka filluar të intervistojë personat që kishin udhëtuar me të, shkruan Washington Post.

I ndjeri kishte plotësuar një formular para se të futej në aeroplan, duke pretenduar se po ndihet mirë, por aviokompania beson se ai ishte i sëmurë, transmeton Telegrafi.


Aeroplani që po fluturonte nga Orlando në drejtim të Los Angeles ka bërë ulje emergjente në New Orleans, për shkak se pasagjeri kishte nevojë për asistencë shtesë mjekësore. Ai menjëherë u dërgua në spital ku edhe është shpallur i vdekur.

I ndjeri në formular para se të futej në aeroplan kishte shkruar se është pozitiv me COVID-19, duke theksuar se nuk ka pasur ndonjë simptomë të ndonjë sëmundje, megjithatë United Airlines pretendon se tani “është e qartë se pasagjeri e kishte mbushur gabimisht formularin”.

Aviokompania madje ka pyetur CDC-në nëse i ndjeri ishte i infektuar me COVID-19, por deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Disa përdorues të rrjeteve sociale që ishin me të në aeroplan, kanë shkruar se gruaja e të ndjerit kishte pasur simptoma të COVID-19, përfshirë humbjen e shijes dhe aromës, megjithatë United Airlines këmbëngulë se pavarësisht pretendimeve nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht se burri që ka humbur jetën ishte i infektuar me COVID-19.

“Në kohën kur po udhëtonim, kemi marrë informacionin se pasagjeri kishte pësuar infarkt, e pasagjerët tjerë që ishin në fluturake janë detyruar të vazhdojë udhëtimin me një fluturake tjetër. Tani kur CDC-ja na ka kontaktuar, po ndajmë të gjitha informacionet me agjencinë, me qëllim që vijnë deri të pasagjerët që mund të kenë qenë në rrezik nga infeksioni”, ka shtuar zëdhënësi i aviokompanisë.

Siç raporton Washington Post, ekuipazhi i aeroplanit janë futur në karantinë 14 ditore, kurse aeroporti i qytetit të New Orleans nuk dëshirojnë të konfirmojnë apo demantojnë për gjendjen shëndetësore të burrit të vdekur, madje nuk kanë ndarë ndonjë informacion nëse ishte i infektuar me COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Në rast të një lufte NATO-Rusi, admirali amerikan tregon se cila duhet të jetë lëvizja e parë e Aleancës

Në rast të një lufte NATO-Rusi, admirali amerikan tregon se cila duhet të jetë lëvizja e parë e Aleancës

Evropa
Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Azia
Stormy Daniels si dëshmitare në gjykimin kundër Donald Trumpit - pesë gjërat që nuk diheshin rreth 'miqësisë' së tyre

Stormy Daniels si dëshmitare në gjykimin kundër Donald Trumpit - pesë gjërat që nuk diheshin rreth 'miqësisë' së tyre

Amerika
Gruaja braziliane u bë e famshme pasi vendosi ta lëshojë mjekrën - ajo ka një mesazh të fuqishëm për njerëzit

Gruaja braziliane u bë e famshme pasi vendosi ta lëshojë mjekrën - ajo ka një mesazh të fuqishëm për njerëzit

Amerika Latine
Biden tha se nuk ta furnizojë me armë Izraelin, Netanyahu: Nëse duhet të qëndrojmë vetëm, do të qëndrojmë

Biden tha se nuk ta furnizojë me armë Izraelin, Netanyahu: Nëse duhet të qëndrojmë vetëm, do të qëndrojmë

Azia
Kalo në kategori