LAJMI I FUNDIT:

Pandershmëria dhe kreativiteti: 2 anët e së njëjtës monedhë?

Pandershmëria dhe kreativiteti: 2 anët e së njëjtës monedhë?

Studimi i ri tregon se të gënjyerit lidhur me performancën në një detyrë të caktuar mund ta rrisë kreativitetin në detyrën pasuese duke i bërë njerëzit të ndihen më pak të lidhur me rregullat konvencionale.

Gjetjet janë publikuar në "Psychological Science", një revistë e Shoqatës për Shkencën Psikologjike.

"Thënia e shpeshtë që "rregullat janë bërë për t’u thyer" është në rrënjë të performancës kreative dhe sjelljes së pandershme," thotë hulumtuesja kryesore Francesca Gino nga "Harvard Business School". "Si kreativiteti ashtu edhe pandershmëria, në fakt, përfshijnë thyerjen e rregullave." Për ta shqyrtuar lidhjen midis pandershmërisë dhe kreativitetit, Gino dhe kolegu Scott Wiltermuth nga Marshall School of Business në Universitetin e Kalifornisë Jugore hartuan një seri eksperimentesh të cilat i lejuan, dhe madje ndonjëherë i inkurajuan njerëzit që të mashtrojnë.


Në eksperimentin e parë, për shembull, pjesëmarrësve iu prezantua një seri e matricave me. numra dhe iu kërkua t’i gjejnë dy numra që barazoheshin me 10 në secilën matricë. Atyre iu tha se do të kompensoheshin në bazë të numrit të matricave që ishin në gjendje t’i zgjidhnin dhe iu kërkua që ta vetëraportojnë numrin që e zgjodhën saktë. Një organizim i këtillë i lejoi pjesëmarrësit ta fryjnë perforrnancën e tyre – atë që ata nuk e dinin ishte se hulumtuesit ishin në gjendje ta përcillnin performancën e tyre të vërtetë.

Në një detyrë të mëvonshme që nuk lidhej me këtë, pjesëmarrësve iu prezantuan grupet e tri fjalëve (p.sh., dhimbje, shpatull, djersë) dhe u kërkua nga ata që të dalin me fjalën e katërt (p.sh., ftohtë) e cila lidhet me secilën fjalë në grup. Detyra, e cila vë në dukje aftësinë e një personi për të identifikuar fjalë të ashtuquajtura "asociacione të largëta", përdoret zakonisht për ta matur të menduarit kreativ Gino dhe Wiltermuth zbuluan se pothuajse 59 për qind e pjesëmarrësve mashtruan duke e fryrë perforrnancën e tyre për matricat në eksperiment.
Dhe mashtrimi për matricat dukej të jetë i ndërlidhur me një nxitje të të menduarit kreativ – mashtruesit gjetën më shumë asociacione të largët se sa ata që nuk mashtruan.

Eksperimentet pasuese ofruan dëshmi të mëtejshme për një lidhje në mes të pandershmërisë dhe krijimtarisë, duke zbuluar se pjesëmarrësit treguan nivele të larta të të menduarit kreativ në bazë të masave të ndryshme, pasi që kishin qenë të detyruar të mashtrojnë në një detyrë të mëhershme.

Të dhënat shtesë sugjerojnë se mashtrimi mund ta inkurajojë krijimtarinë e mëvonshme duke i nxitur pjesëmarrësit të jenë më pak të kufizuar nga rregullat.

Punimet e mëparshme ishin fokusuar në faktorët që mund të çojnë në sjellje joetike. Në hulumtimet e mëhershme, Gino kishte zbuluar se inkurajimi i të menduarit "jashtë rregullave" mund t’i çojë njerëzit drejt vendimeve më të pandershme kur përballen me dilema etike.

Ky hulumtim, megjithatë, fokusohet në pasojat e pandershmërisë: "E kthyem këtë marrëdhënie anasjelltas, në një kuptim," theksoi Gino. "Hulumtimi ynë ngre mundësinë se një nga arsyet se pse pandershmëria duket aq e përhapur në shoqërinë e sotme është se duke vepruar pandershmërisht ne bëhemi më kreativë – dhe ky kreativitet mund të na lejojë të dalim me justifikime origjinale për sjelljen tonë imorale dhe mund të na shtyjë që t’i kalojmë kufijtë etikë’."

Gino dhe Wiltermuth janë duke i përcjellë këto gjetje duke hulumtuar se si njerëzit reagojnë kur pandershmëria dhe kreativiteti kombinohen në formë të mashtrimit "kreativ’" Gjetjet e tyre fillestare sugjerojnë se njerëzit mund t’u japin mashtruesve një aprovim në qoftë se ata mashtrojnë në mënyra veçanërisht kreative. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori