LAJMI I FUNDIT:

Panda e kuqe arratiset nga strofulla e vet në Kopshtin Zoologjik të San Diegos

Panda e kuqe arratiset nga strofulla e vet në Kopshtin Zoologjik të San Diegos

Një panda e kuqe i befasoi vizitorët në kopshtin zoologjik të San Diegos, kur u ngjit në një pemë dhe iku nga strofulla e saj përpara se rojet e kopshtit zoologjik të ishin në gjendje ta joshin atë.

Panda e kuqe 2 vjeçare e quajtur Adira, u ngjit në pemë gjatë së dielës dhe pastaj kërceu në një pemë tjetër jashtë strofullës së saj e pastaj përpara vizitorëve të habitur.


Zyrtarët e kopshtit zoologjik i evakuuan vizitorët dhe e mbyllën atë zonë teksa ata tentonin që ta “joshin” pandan dhe ta kthenin atë në strofullën e saj, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

“Specialistët e kujdesit për kafshët e egra zbuluan se një panda e kuqe femër ishte ngjitur në një pemë afër strofullës së saj në Kanionin e Pandave”, tha në një deklaratë San Diego Zoo Wildlife Alliance. “Ne e konsiderojmë këtë një situatë jo emergjente”, shtuan tutje ata.

“Pandat e kuqe kalojnë pjesën më të madhe të kohës në pemë dhe janë alpinistë të shkëlqyer”, bëri i ditur një zëdhënës i kopshtit zoologjik, duke shtuar “Ajo nuk u largua fare nga zona e saj dhe mbeti e ngjitur në pemë”.

Pas disa orësh dhe shumë nxitjeje nga rojet e kopshtit zoologjik, Adira përfundimisht u ngjit përsëri në pemën brenda strofullës së saj. Nuk raportohet për të lënduar. Zyrtarët e kopshtit zoologjik thanë se planifikojnë të shkurtojnë pemët për të parandaluar një tjetër arratisje.

Pandat e kuqe janë kafshë vendase në Kinën jugperëndimore dhe në pjesën lindore të Himalajeve. Ky lloj i kafshëve gjithashtu gjendet në listën e kafshëve të rrezikuara. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Fun
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Fun
Australiani lundron lumin mbi një kungull

Australiani lundron lumin mbi një kungull

Fun
Kalo në kategori