LAJMI I FUNDIT:

”I pamundur transporti i mbeturinave nga rajoni i Tetovës”

”I pamundur transporti i mbeturinave nga rajoni i Tetovës”

Banorë të disa fshatrave të cilët gravitojnë rreth deponisë Rusino-Gostivar, mbrëmë kanë bllokuar transportin dhe deponimin e mbeturinave nga rajoni i Tetovës. Ata janë të pakënaqur nga mosrespektimi i kërkesave të tyre të cilët paraprakisht ishin marrë vesht me udhëheqësit lokal nga rajoni i pollogut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prej dje mbrëmje para mesnatës, banorët e Sushicës, Simnicës, Gjonovica, Dollna dhe Banjica e Epërme, kanë vendosur bllokada me vetura, kamionë dhe makanizma bujqësore dhe nuk kanë lejuar kamionët të cilët transportonin mbeturina nga deponia.


”Nuk respektohet marrëveshja. Kamionët duhej të lëviznin në orët e natës përmes rrugës lokale dhe jo përgjatë ditës. Asnjë nga kërkesat tona, të cilët kryekomunarët kanë qenë të detyruar ta përmbushin, nuk është përmbushur. Nuk do t’i lejojmë kamionët”, ishte qëndrimi i të revoltuarve.

Bllokadat sipas njoftimeve do të vazhdojnë edhe sot, me çka do të jetë e pamundur deponimi i mbeturinave komunale nga rajoni i Tetovës. /Telegrafi/