LAJMI I FUNDIT:

Pamjet që kanë shokuar opinionin amerikan, edukatoret e çerdhes inkurajojnë fëmijët të rrahen (Video, +18)

Pamjet që kanë shokuar opinionin amerikan, edukatoret e çerdhes inkurajojnë fëmijët të rrahen (Video, +18)

Një video e publikuar në internet nga një nënë ka shokuar opinionin në SHBA, për faktin se në të shfaqen fëmijët brenda një çerdhe në St. Louis duke goditur njëri-tjetrin në “ring”, derisa edukatoret brenda dhomës bënin tifo dhe i inkurajonin të vazhdojnë me rrahjen.

Ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit 2016 në Missouri dhe është përshkruar si “dita e rrahjes në klub”, ndërsa nëna që ka arritur ta sigurojë videon ka paditur drejtorinë e kësaj çerdhe, transmeton Telegrafi.


Nicole Merseal ka thënë se njëri nga djemtë e saj i cili asokohe ishte 10-vjeç e kishte filmuar rrahjen me iPad. Ai ishte i brengosur për vëllanë e vogël që po qëndronte në dhomën afër tij ku po zhvilloheshin “ndeshjet”. Kështu ai filloi të filmojë rrahjen dhe videon ia dërgoi të ëmës.

Në video shihet një fëmijë me doreza të boksit duke e goditur një fëmijë tjetër në kokë, derisa mësuesja kërcente nga emocionet. Një mësuese tjetër gjithashtu shihet në video e cila ia vë dorezat një fëmije tjetër që po bëhej gati për rrahje.

Por i vetmi person që mundohej t’i ndante fëmijët ishte një nxënës tjetër, që bënte të pamundurën ta mbronte shokun e shtrirë në tokë që goditej vazhdimisht nga bashkëmoshatari.

“Ai nuk mund ta kuptonte pse shokët e tij po rraheshin. Pse ishte rrahur nga shoku i ngushtë”, ka deklaruar Merseal.

Por, pas publikimit të videos që të dy mësueset janë pushuar nga puna, pretendim ky që është konfirmuar edhe nga policia.

“Dua të ndëshkohen personat përgjegjës dhe të mos i ndodh asnjë fëmije diçka e tillë”, ka deklaruar nëna e brengosur që ka paditur menaxhmentin e çerdhes nga të cilët kërkon 25 mijë dollarë dëmshpërblim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Azia
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Amerika
Kalo në kategori