LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e para nga brenda dhe jashtë të modelit Z4, një javë para prezantimit zyrtar (Foto)

Pamjet e para nga brenda dhe jashtë të modelit Z4, një javë para prezantimit zyrtar (Foto)

Vazhdojnë të rrjedhin pamje tjera, nga ky BMW i ri

Para disa ditësh, kemi parë se si duket BMW Z4, nëpërmjet disa imazheve të rrjedhura, që gjetën rrugën për në internet, transmeton Telegrafi.


Në to shihej pjesa e përparme dhe e pasme, por asnjë elemente prej enterieri.

CarScoops ia ka dalë të sigurojë edhe disa pamje, që na japin pamje më të mirë të eksterierit, por edhe të enterierit.

Burimi pretendon se janë fotografitë zyrtare nga BMW, por që janë shumë të turbullta, megjithatë e kemi një ide se si duket Z4, para prezantimit që do të ndodhë më 23 gusht.

Në këto imazhe, shfaqet Z4 në të cilin besohet se do të jetë motori me 4.0-litra që prodhon 380 kuajfuqi.

Makina është e bazuar në formulën Z-ë, që përfshinë pjesën e përparme shumë të ngushtë dhe të shkurtë, ndërsa tërë pjesën që ta tepruar, është lënë për pjesën e pasme.

Fal kësaj rrjedhjeje, më në fund e dimë se si duket brendësia e Z4. Pjesa e përparme duket shumë e kompletuar, me përfundime metalike të tabelës informuese dhe hapësirave të pjesëve për ajrosje. /Telegrafi/