Pamje spektakolare nga sheshi “Cibeles” – qindra mijëra tifozë po festojnë së bashku me lojtarët e Real Madridit

Për herë të dytë brenda tri sezoneve dhe për herë të gjashtë brenda dhjetë viteve, Real Madridi po e feston titullin e Ligës së Kampionëve së bashku me tifozët e saj në rrugët e kryeqytetit spanjoll.
Qindra mijëra njerëz njerëz u mblodhën të dielën për të pritur skuadrën vetëm një ditë pasi e fituan trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Borussia Dortmundin me rezultat 2-0.
Ka pasur edhe më shumë arsye për tifozët e Madridit që të festojnë, pasi gjatë ditëve në vijim raportohet se klubi do të zyrtarizoj blerjen e shumëpritur të Kylian Mbappes, me francezin i cili kohë më parë ka konfirmuar largimin nga Paris Saint-Germaini.
Festimet nisën me ekipin që u larguan nga “Santiago Bernabeu” përmes një autobusi i cili ishte i hapur lartë për t’i krijuar mundësinë lojtarëve dhe stafit të trajnerëve që të përshëndetin turmën e cila ishte e pranishme në rrugët e kryeqytetit spanjoll.























































