Pamje sikur në filma - grabitësi i bankës vritet nga policia spanjolle


Një grabitje banke në qytetin Puerto Serrano të Spanjës përfundoi me vdekjen e një 57-vjeçari pas një përplasjeje me armë me policinë.
Sipas autoriteteve, personi i dyshuar, i njohur me nofkën “Malos Pelos”, hyri në një degë banke i armatosur me një armë gjahu të shkurtuar dhe arriti të kryente grabitjen, raportojnë mediat.
Pas daljes nga banka, ai u ndalua nga një patrullë e Policisë Lokale. Në atë moment, grabitësi hapi zjarr ndaj efektivëve, duke detyruar policinë të kundërpërgjigjej.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit, 57-vjeçari u godit në pjesën e poshtme të trupit. Ai u transportua për ndihmë mjekësore, por më vonë ndërroi jetë nga plagët e marra.
Një polic pësoi lëndime të lehta pasi një plumb ia goditi jelekun antiplumb, por gjendja e tij nuk paraqet rrezik për jetën.
Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar dinamikën e përplasjes mes grabitësit dhe policisë. /Telegrafi/


































