LAJMI I FUNDIT:

Pamje rrëqethëse: Shpërthen diga, banorët fillojnë të vrapojnë për t’i shpëtuar më të keqes (Video)

Pamje rrëqethëse: Shpërthen diga, banorët fillojnë të vrapojnë për t’i shpëtuar më të keqes (Video)

Në shtetin aziatik të Laosit ka ndodhur një ngjarje e pazakontë e cila a shokuar banorët e asaj zone, ndërsa e gjithë kjo ngjarje është dokumentuar me një video amatore.

Bëhet fjalë për një digë e cila ka shpërthyer, kurse banorët vraponin sikur të çmendur për ta shpëtuar kokën nga uji i rrëmbyeshëm, që po shkatërronte gjithçka që i dilte para, transmeton Telegrafi.

Një valë e madhe kishte prekur disa fshatra, kurse disa punëtorë që në ato momente ishin duke rregulluar rrugën me ekskavatorë, janë detyruar të ikin për t’i shpëtuar më të keqes.

Për fat të mirë askush nuk është lënduar nga shpërthimi i digës, por raportohet se shtatë fshatra janë përmbysur dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Diga gjendet rreth tre kilometra nga fshatrat e prekura, kurse autoritetet lokale janë zotuar se do t’i kompensojnë dëmet banorëve të asaj zone.

Besohet se shirat e rrëmbyeshëm kishin qenë shkaku i shpërthimit të digës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Kalo në kategori