LAJMI I FUNDIT:

Pamje që tregojnë se si digjet gjysmë ton drogë shqiptare në Gjermani (Video)

Pamje që tregojnë se si digjet gjysmë ton drogë shqiptare në Gjermani (Video)

Rreth gjysmë ton marijuanë e trafikuar nga Shqipëria në Mynih është kapur një vit më parë. Tashmë ajo sasi është djegur nga autoritetet vendase.

Një zyrtar i doganave tha se bëhet fjalë për 3.8 milionë njësi konsumi. Sipas tij, kjo marijuanë ka një cilësi shumë të mirë.


Vlera e saj në treg është 5 milionë euro, përcjell Shekulli. Një sistem special filtrash nuk lejon që punonjësit e inceneratorit të bëhen “dru”.

Banorët e Mynihut do të përfitojnë nga kjo djegie, pasi ajo do kthehet në energji dhe ngrohje.