Rruga që çon në vendkalimet kufitare me Serbinë, Bërnjak dhe Jarinë, vazhdojnë të mbahen të bllokuara tash e pesë ditë nga serbët lokalë. Ata janë duke protestuar kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për masën e reciprocitet për targat e automjeteve të Serbisë, që ka filluar të aplikohet nga dita e hënë.
Serbët kanë bllokuar rrugët me kamionë e vetura, duke pamundësuar lëvizjen e lirë në këtë anë, teksa përskaj rrugës kanë ngritur edhe tenda, shkruan Telegrafi.
Përveç bllokadës së rrugës, situata deri tani është e qetë dhe nuk është raportuar për ndonjë incident.
Pak metra larg pikës doganore janë duke qëndruar edhe Njësia Speciale e Kosovës. Ministria e Punëve të Brendshme ka vlerësuar se situata është e qetë deri tani, teksa u ka bërë thirrje serbëve të mos bllokojnë rrugët.
Po ashtu, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ritheksuar se vendimi për reciprocitet me targa është i drejtë dhe se nuk i bën dëm askujt. Siç ka deklaruar Kuri, Njësia Speciale po qëndron në veri për t’i mbrojtur policët kufitar dhe vendkalimet kufitare.
“Njësia Speciale ndodhet atje për t’i mbrojtur policët kufitarë dhe pikat kufitare, unë vazhdimisht u bëjë thirrje qytetarëve serbë që nuk kanë nevojë t’i bllokojnë rrugët, meqenëse po e pengojnë lirinë e lëvizjes dhe lirinë e vetvetes.
“Nuk e kuptoj atë inat përplot vrer të presidentit të Serbisë, ai e ka ditur shumë mirë që më datën 15 shtator skadon afati i marrëveshjes të cilën e ka pranuar vetë Serbia dhe do të dëshiroja të mos kemi tabela provuese as ne as Serbia, por për shkak se ata po insistojnë te ato tabela, do të na duhet t’i kemi edhe ne”, kishte deklaruar Kurti.
Lidhur me situatën e krijuar në veri ka reaguar edhe politikanja serbe dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, tash kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq.
Trajkoviq në një intervistë për Telegrafin ka thënë se momentumi i krizës me reciprocitetin e targave është i papërshtatshëm.
“Me gjithë vullnetin e mirë të Policisë së Kosovës dhe serbëve në Kosovë, një situatë kaq të ndjeshme kurrë nuk mund ta kontrolloni plotësisht. Ekziston një rrezik serioz që ndonjë reagim i papritur t’i çojë protestat në një drejtim të padëshirueshëm. Sa më gjatë të qëndrojnë në barrikada, aq më e madhe është mundësia e konfliktit dhe radikalizimit. Ndërsa tani shohim se forcat serbe i janë afruar vijës administrative të Kosovës”, tha ajo.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës, ditën e hënë ka vendosur për aplikimin e masës së reciprocitetit për Serbinë, dhe se veturave që hyjnë nga ky shtet të iu vendosën targa të përkohshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe