LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga Greqia dhe Turqia që tregojnë kaosin e shkaktuar nga një stuhi e madhe bore

Pamje nga Greqia dhe Turqia që tregojnë kaosin e shkaktuar nga një stuhi e madhe bore

Reshjet e dendura të borës në Greqi kanë shkaktuar kaos në trafikun rrugor dhe hekurudhor, ndërsa aeroporti i Stambollit është mbyllur në Turqi për shkak të motit të keq.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ekipet e shpëtimit, përfshirë ushtrinë, kanë evakuuar mijëra njerëz gjatë gjithë natës, të cilët kanë mbetur të bllokuar në makinat e tyre në autostradën afër Athinës.


Deri të martën në mëngjes, më shumë se 3,500 njerëz ishin evakuuar, disa prej tyre lanë makinat e tyre dhe ecnin në autostradë natën.

Rreth 1,200 makina mbetën të mbuluara nga bora në Attica Odos, bypass-i kryesor i Athinës, tha zëdhënësi i qeverisë Giannis Oikonomou.

“Kemi pasur një natë shumë të vështirë dhe një evakuim është duke u zhvilluar në Attica Odos”, tha Oikonomou për televizionin grek. “Ne jemi ende në një fazë shumë të vështirë, sepse parashikimet thonë se do të kemi sërish vështirësi (moti) pas një kohe”, tha ai.

Dhe ndërsa temperaturat ranë gjatë natës, ushtarët shpërndanë ushqim, ujë dhe batanije për shoferët, disa prej të cilëve qëndruan në makina për më shumë se 10 orë. Pamjet televizive tregojnë rrugën dhe automjetet e mbuluara me borë.

Si pasojë, autoritetet shpallën një ditë jo pune të martën, duke mbyllur zyrat publike dhe kompanitë private përveç supermarketeve, farmacive dhe stacioneve të benzinës në zonën e madhe të Athinës dhe disa ishuj.

Energjia u ndërpre në pjesë të Athinës dhe operatori i rrjetit tha se punimet në sanimin e prishjeve ishin duke vazhduar.

Stuhia e quajtur Elpida parashikohet të zgjasë deri të mërkurën.

Në anën tjetër, fluturimet në aeroportin e Stambollit u pezulluan deri të martën pasdite për shkak të kushteve të këqija atmosferike që shkaktuan kaos trafiku në qytetin më të madh të Turqisë.

Në aeroportin e Stambollit, fluturimet u pezulluan fillimisht të hënën pasdite, kur një stuhi dimërore goditi një qytet me afro 16 milionë banorë.

Transportuesi kombëtar Turkish Airlines dhe kompania private Pegasus raportuan gjithashtu ndërprerje të fluturimeve në aeroportin më të vogël Sabiha Gokcen në anën aziatike të qytetit, të martën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori