LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga aksioni i mbylljes së kazinove ilegale në Sllovi të Lipjanit

Pamje nga aksioni i mbylljes së kazinove ilegale në Sllovi të Lipjanit

Një hulumtim i emisionit KallxoPernime ka faktuar se si funksiononin dy lokale ilegale të lojërave të fatit në fshatin Sllovi të Lipjanit.

Hulumtimi ka shfaqur mënyrën e përdorur nga grupi i dyshuar për të punuar pa u vërejtur nga organet e rendit.


Në Kosovë lojërat e fatit janë të ndaluara me vendim të shtetit që nga viti 2019. Veprimtaria e lojërave ilegale kishte marr hov menjëherë pas vendimit të qeverisë për mbylljen e kazinove.

Veprimtari të tillë ilegale ka pasur në të gjitha qytetet e Kosovës, por më së shumti në numër kanë qenë të vendosura në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Lojërat ilegale të fatit në fshatin e Lipjanit ishin kamufluar në dy lokale, mbyllja e tyre dhe arrestimi i personave të dyshuar ka nisur nga një person i cili kishte raportuar se ka informacione për zhvillimin e kësaj veprimtarie.

Hulumtuesit e KALLXO.com, pasi kanë pranuar informacionin kishin shkuar në fshatin Sllovi dhe e kanë takuar raportuesin, i cili kishte pranuar të tregojë se si janë duke funksionuar dhe kishte incizuar e luajtur në të dy lokalet për të faktuar se veprimtaria po vazhdon.

Filmimet e rrugëve që duhet ndjekur për të arritur deri tek vendi ku zhvillohet veprimtaria e po ashtu filmimet duke luajtur baste ishin ndarë me Policinë e Kosovës e cila me urdhëresat e Prokurorisë e Gjykatës kishte filluar aksionin.

Me urdhër të Prokurorisë së Prishtinës, Njësitë e Drejtorisë kundër krimit të organizuar, bashkë me Njësitë Speciale janë nisur për të realizuar bastisje.

Aksioni ishte paraparë të zhvillohet gjatë orëve të mbrëmjes koha kur këto veprimtari ilegale janë të hapura. Operacioni do zhvillohet në të njëjtën kohë në të dy lokacionet. Policia fillimisht siguron zonën dhe fillon t’i kërkojë dyert e fshehura të lojërave të fatit.

Në nisje të operacionit shpërfaqen pengesat e para lokali i parë është i mbyllur. Policia menjëherë nis të kërkoj pronarin. Pronari i shtëpisë tregon se lokalin e ka dhanë me qira dhe policia fillon ta kërkojë qiraxhiun i cili gjendet brenda pak minutave. Lokali hapet dhe policia fillon bastisjen.

Në ndërkohë ekipi i tjetër është ofruar tek lokacioni ku është filmuar bastoria tjetër. Ky vend ishte kamofluar që duke përdorur derën e një restorantit dhe një marketi të shkohet në bodrumin e këtij lokali ku ishte duke u zhvilluar veprimtaria.

Në lokalin tjetër policia gjen derën e fshehur dhe futet në lokal ku gjenden disa persona brenda. Pamjet e para para policëve shfaqen edhe disa televizorë, të cilët ndrisin dyshimin se aty zhvillohet veprimtaria.

Në minutat e parë të bastisjes klientëve u zbulohen substanca të ndaluara narkotike.

“Këta dy persona kanë substanca të dyshuara narkotike”- i thotë hetuesit një zyrtar i cili po kryente bastisjen.

Dy personat arrestohen për narkotikë, ndërsa gjithashtu do merren me pyetje pasi janë hasur duke luajtur lojëra të ndaluara.

Lokacioni duhet i pastër nga bastet. Por kontrollet e policëve zbulojnë provat e para që aty po zhvillohen baste. Në shportat e lokalit zbulohen fatura të lojës së ndaluar e të njohur si ‘Keno’. Me dëshmitë në dorë policët fillojnë ta pyesin pronarin se nga kanë ardhur këto fatura.

“Çka janë këto, a ti ka pru dikush këtu a qysh?”- Por pronari nuk e pranon se i ka shtypur ai.

Pasi fillojnë të kërkojnë në gjithë lokalin dhe fillojnë t’i kontrollojnë edhe dritaren e lokalit hetuesit vërejnë se prapa saj është fshehur diçka. Prapa dritares së mbyllur zbulohet një kompjuter dhe një printer, i cili përdoret për të shtypur faturat e basteve.

Printerë e kompjuterë janë sekuestruar edhe në lokalin tjetër e po ashtu edhe një shumë e parave.  Pasi janë zbuluar kompjuterët, printerët dhe faturat e lojës ‘Keno’, hetuesit kërkojnë edhe bastet online. Edhe kjo veprimtari zbulohet se ishte duke u zhvilluar.

Në njërin lokal kishte përfunduar bastisja me arrestimin e pronarit, ndërsa policia po vazhdonte të kontrollonte zonën dhe ti kontrollonte veturat e gjendura aty. Arrestimet ndodhin edhe në lokalin e tjetër këtu arrestohen dy pronarët.

Ne një intervistë për emisionin ‘KallxoPernime’, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj ka treguar detaje te tjera rreth aksionit.

“Lidhur me këtë rast duhet të themi se ju keni qenë ata që e keni informuar policinë e Kosovës se ka dyshime se në fshatin Sllovi është duke u organizuar veprimtari e kundërligjshme dhe me qenë se ka pasur dyshim të arsyeshëm policia së bashku me ju ka shkuar në këtë fshat ku i kanë identifikuar e lokalizuar dy lokacione ne te cilat dyshohet se janë duke u zhvillu këto veprimtari”- tha Ulaj, e cila ka theksuar se si ndodhi aksionin në një natë dhjetori.

“Pas marrjes së kërkesave ka filluar edhe bastisja e këtyre lokacioneve. Gjatë bastisjes në objektin e parë janë hasur persona duke luajtur këto lojra dhe janë sekuestruar: një llaptop,  një printer, 10 tiketi të lojës keno, një diviar, një telefon dhe para ne vlerë prej 210 euro, ndërsa nga i dyshuari tjetër janë sekuestruar para ne vlerë prej 2040 euro dhe 100 dollarë. Ndërsa në lokacionin e dyte janë sekuestruar një llaptop, një printer, një telefon dhe dy tiketa keno” – tha Ulaj.

Ajo ka shtuar se personat e hasur në këto lokacione janë shoqëruar në stacionin policor në Lipjan dhe janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Lajme
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"

Komunat
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Lajme
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Lajme
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Lajme
Kalo në kategori