LAJMI I FUNDIT:

Pamje ekskluzive: Satelitët e Starlinkut në qiellin e Kosovës

Pamje ekskluzive: Satelitët e Starlinkut në qiellin e Kosovës

Të shtunën mbrëma në Kosovë, satelitët e shërbimit Starlink kanë ndriçuar qiellin e natës, duke krijuar një shfaqje spektakolare qiellore teksa përshkonin qiejt në rrugën e tyre orbitale.

Sipas pamjeve të siguruara nga Telegrafi të xhiruara nga një qytetar, së paku 10 satelitë të Starlinkut ishin parë në qytetin e Istogut rreth orës 18:00.


Një qytetar tjetër që gjithashtu kishte parë këtë shfaqje spekaktolare afër qytetit të Suharekës, tha se kishte mbetur i tronditur me prezencën e tyre.

Starlink është një sistem interneti satelitor që operohet nga kompania inxhinierike e anijeve kozmike, SpaceX në pronësi të miliarderit Elon Musk.

Ky shërbimi interneti, ka mbi 4,000 satelitë të saj në orbitën e Tokës, dhe Musk ka thënë se dëshiron që të vendosë deri në 42 mijë satelitë në hapësirë.

Vlen të theksohet se satelitët Starlink kanë qenë shpesh të dukshëm në qiell në katër vitet e fundit.

Nuk është hera e parë që këta satelitë janë parë edhe në Kosovë.