LAJMI I FUNDIT:

Pamela Anderson ndahet nga burri i saj i pestë Dan Hayhurst, vetëm 13 muaj pas martesës

Pamela Anderson ndahet nga burri i saj i pestë Dan Hayhurst, vetëm 13 muaj pas martesës

Sipas raportimeve, Pamela Anderson dhe bashkëshorti i saj i pestë, Dan Hayhurst, janë ndarë pas vetëm 13 muajsh martesë.

Ish-aktorja e “Baywatch”, 54 vjeçe, paraqiti kërkesën për divorc në vendlindjen e saj, në Kanada, ku ishte zhvendosur me bashkëshortin e saj të ri vitin e kaluar, raportoi Revista Rolling Stone të enjten duke cituar një burim të afërt me çiftin.


Ndarja e çiftit vjen pothuajse një vit pasi DailyMail zbuloi se të dy ishin kurorëzuar me martesë pasi ranë në dashuri gjatë ditëve të para të izolimit nga coronavirusi, në 2020.

Por një burim i afërt me çiftin i tha revistës: “Pamela dashuron aq autentikisht sa jeton” dhe se romanca e “vorbullës pandemike” kishte përfunduar.

Anderson dhe Hayhurst, i cili ishte truproja e saj, shkëmbyen betimet në një ceremoni intime në terrenin e shtëpisë së saj kanadeze në ishullin Vancouver në prag të Krishtlindjeve të vitit 2020.

“Jam pikërisht aty ku duhet të jem – në krahët e një njeriu që më do vërtet”, tha ajo për DailyMail në një intervistë janarin e kaluar.

Anderson, e cila ka shtetësi të dyfishtë, kishte jetuar me Hayhurst në ishullin Vancouver pas vitesh qëndrimi në Kaliforninë Jugore, ku ajo bëri emër duke luajtur rolin e CJ Carter në filmin dramë/aksion të viteve ’90, “Baywatch”.

Por burimet i thanë revistës se Anderson është larguar nga shtëpia martesore e çiftit dhe aktualisht është kthyer në Malibu duke kaluar kohë me dy djemtë e saj.

Vajza e kopertinës së Revistës “Playboy” është parë në vendlindjen e saj disa herë që nga fundi i vitit të kaluar dhe së fundmi është parë javën e kaluar pa unazën e saj të martesës.

Ajo u fotografua të enjten e kaluar duke bërë një shëtitje nëpër qytet me asistentin e saj dhe qenin e saj të adhurueshëm.

Anderson hoqi dorë nga makijazhi dhe tregoi bukurinë e saj natyrale, ndërsa doli e veshur me një fustan të thurur ngjyrë kremi dhe i la të lirshme flokët e saj bionde.

Ajo shëtiste me qenin dhe ndihmësin e saj dhe në një moment u ndal për pak kafe në një kafene të quajtur “Blue Bottle Coffee”.

Anderson ka në pronësi një shtëpi plazhi në komunitetin luksoz buzë plazhit që nga viti 2008, por thuhet se ka dhënë me qira pronën në vlerë prej shtatë milionë dollarësh (6.1 milionë euro) në vitet e fundit për 50,000 dollarë (44,000 euro) në muaj.

Ikona bionde u fotografua më parë në Malibu pa burrin e saj disa herë në muajin nëntor.

Kthimi i saj në Kaliforni besohej se ishte pjesërisht për shkak të mbështetjes së saj për djalin e madh Brandon Lee, i cili po lansonte linjën e tij të veshjeve, “Swingers Club Capsule Collection”, në atë kohë.

Të dy Anderson dhe babai i Brandon, bateristi i “Motley Crue”, Tommy Lee, ishin të pranishëm në ngjarjen e zhvilluar në Los Angeles.

Anderson dhe Lee, të cilët u martuan në mënyrë famëkeqe në vitin 1995 pasi njiheshin vetëm katër ditë me njëri-tjetrin dhe gjithë drama që i pasoi në vitet në vazhdim, tani do të jenë subjekt i serialit të ri biografik “Pam & Tommy”, i cili do të fillojë transmetimin më 2 shkurt.

Në serial luajnë aktorët Lily James dhe Sebastian Stan në rolet e Pamela Anderson dhe Tommy Lee, së bashku me Seth Rogan, Nick Offerman dhe Taylor Schilling.

Çifti kishin një djalë të dytë, Dylan Jagger Lee, përpara se të ndaheshin në vitin 1998. Anderson është martuar pesë herë me katër burra të ndryshëm.

Në vitin 2006 ajo u martua me artistin e muzikës ‘rock’, Kid Rock dhe u divorcua nga ai një vit më vonë. Më pas ajo u martua me producentin Rick Solomon dy herë – në vitin 2007 dhe 2013. E para përfundoi me anulim.

Në vitin 2020, ajo thuhet se ishte gjithashtu e martuar me producentin hollivudian Jon Peters për 12 ditë në janar, por mohoi se ajo martesë ishte një ceremoni zyrtare.

Ajo kishte gjetur sërish dashurinë me bashkëshortin aktual Dan Hayhurst më vonë atë vit, pasi të dy u takuan në Kanada gjatë ditëve të para të pandemisë së coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Rita Ora nuk njihet në Aeroportin e Sydneyt, ndërsa endet me maskë dhe syze në fytyrë

Rita Ora nuk njihet në Aeroportin e Sydneyt, ndërsa endet me maskë dhe syze në fytyrë

Magazina
Raporti i

Raporti i "Freedom House": Edona James ndryshoi perceptimin e njerëzve për komunitetin LGBT+

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kalo në kategori