LAJMI I FUNDIT:

Palushi: Prodhuesit vendorë mund të funksionojnë 100% pa tregun e Serbisë (Video)

Palushi: Prodhuesit vendorë mund të funksionojnë 100% pa tregun e Serbisë (Video)

Pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka thënë se shumë biznese mund t’i zëvendësojnë produktet nga Serbia pas vendosjes së taksës prej 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Palushi ka thënë se bizneset nuk duhet t’i rrisin çmimet pas vendosjes së taksës.


“Fatkeqësisht ka biznese jo shumë serioze, por bizneset që e kanë sensin kombëtar dhe që duhet heq një pjesë të fitimeve, gjithmonë aty ku ka mundësi, sepse duket shumë e paarsyeshme dhe në fund të fundit kjo është sakrifica më e vogël që duhet të bëjmë për vendin”, tha Palushi.

Pronari i kompanisë “Frutex” nga Suhareka, Shaqir Palushi, tha se bizneset kanë mundësi t’i zëvendësojnë importet me tregjet tjera.

Palushi: Taksa ndaj prodhimeve serbe e qëlluar, kalimi i bizneseve nga Kosova nëpër Serbi ishte i pamundur (Video)
Lexo po ashtu Palushi: Taksa ndaj prodhimeve serbe e qëlluar, kalimi i bizneseve nga Kosova nëpër Serbi ishte i pamundur (Video)

“Ne si prodhues mund të funksionojmë 100 për qind edhe pa tregun e Serbisë. Deri më tani keni importuar produkte nga Serbia, por që do t’i zëvendësojmë me tregje të tjera dhe i vetmi dallim është kostoja e transportit që e rrit 3 deri në 5 për qind koston e prodhimit”, tha ai.

Palushi ka treguar edhe për problemet që përballën gjatë eksportit të mallrave në Shqipëri si dhe për ambientin e të bërit biznes në Kosovë. /Telegrafi/