LAJMI I FUNDIT:

Palpeta turke me arra: Specialitet i cili gatuhet shpejt, por edhe shumë më shpejt “zhduket” nga pjata

Palpeta turke me arra: Specialitet i cili gatuhet shpejt, por edhe shumë më shpejt “zhduket” nga pjata

Ëmbëlsira e ëmbël gatuhet shumë thjeshtë, mirëpo është me rëndësi ta ndiqni çdo hap në përgatitje

Përgatitja:


Ngjishni brumin për palpeta. Nga masa e brumit të ngjeshur fërgoni 16 palpeta të trasha.

Çdo palpetë lyeni me gjalpë dhe qitni sipër thërrmija biskote.

Tani bëni shtesën në këtë mënyrë:

Në një enë qitni 5 të verdhë të vezëve dhe 50 g sheqer të aromatizuar me vanilje dhe të gjitha tundni derisa të bëhen si shkumë.

Shtoni 50 gra gjalpë të tundur si shkumë, 50 g miell dhe 5 të bardhët e vezëve.

Lyeni kallëpin e tortës dhe vendosni një radhë krem në të dhe katër palpeta të pambështjella njërën mbi tjetrën.

Secilës nga këto katër palpeta qitni sheqer dhe arra të bluara.

Sipër paletës së katërt vendosni shtesën dhe kështu përsëriteni në të gjitha 16 palpetat derisa të shpenzohet shtesa.

Sipër palpetës së fundit vendosni shtesë.

Futeni kallëpin në furrë dhe piqni palpetat gjysmë ore. Pastaj nxirrni palpetat në pjatë të rrumbullakët qelqi dhe qitni sipër glazurë çokollate.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.