LAJMI I FUNDIT:

Palestinezi i dënuar për terrorizëm kryente marrëdhënie intime me disa gardiane izraelite

Palestinezi i dënuar për terrorizëm kryente marrëdhënie intime me disa gardiane izraelite

Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Ben-Gvir, ka shuar  shërbimin e grave në burgjet izraelite, pasi u zbulua se punonjëse kishin pasur ‘marrëdhënie intime’ me të burgosurit të dënuar për terrorizëm.

Më vonë atë pasdite, shefja e Shërbimit të Burgjeve të Izraelit (IPS) Katy Perry dhe Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, mbajtën një takim dhe njoftuan se gratë nuk do të shërbenin më si roje në burgje, transmeton Telegrafi.


Një ushtare u arrestua dhe nisi një hetim për incidentin e dyshuar. Ajo dyshohet se ka pasur lidhje intime me një të burgosur gjatë detyrës.

E disa gardiane të tjera të burgut dyshohet se kanë pasur marrëdhënie intime me të burgosurit tjerë, transmeton Telegrafi.

Ushtarja pranoi veprimet e saj si pjesë e një marrje nga Sektori i Sigurimit të Informacionit të Shërbimit të Burgjeve. Rasti u transferua në Njësinë e Hetimeve të Burgut Lahav 443.

E dyshuara është marrë në pyetje nga policia të enjten dhe ka thënë se të paktën katër gardiane të tjera femra, të cilat po ashtu janë në përfundim të shërbimit të rregullt ushtarak, janë përfshirë në kontakte të paligjshme me të burgosurit.

U mor vendimi për ndërprerjen e shërbimit të rreth 700 femrave ushtarake të IDF në IPS. Që atëherë, IPS ka arritur të gjejë roje të reja për të plotësuar shumicën e pozitave vakante dhe procesi pritet të përfundojë brenda vitit të ardhshëm, raporton The Jerusalem Post.

Yair Ohayon, avokati që përfaqësonte ushtaren, tha se klientja e tij është viktimë.

“Kjo është një “marrëdhënie” që i është imponuar nga kërcënimet, sepse i burgosuri nuk i ka lënë zgjidhje dhe në fakt e ka detyruar të jetë në kontakt me të”, tha ai. /Telegrafi/