LAJMI I FUNDIT:

Pakot me gjëra esenciale për ish pjesëtarët e UÇK-së në Hagë, ky është sqarimi i Ministrisë së Drejtësisë

Pakot me gjëra esenciale për ish pjesëtarët e UÇK-së në Hagë, ky është sqarimi i Ministrisë së Drejtësisë

Një ditë më parë vajza e Jakup Krasniqit ka akuzuar ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla se ua ka ndaluar që përmes MPJD-së t’u dërgojnë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë gjërat esenciale.

E lidhur me këtë, sot ka reaguar Ministria e Drejtësisë.


MD thekson se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka thënë se arsyeja përse nuk janë dërguar pakot me gjëra esenciale për Jakup Krasniqin në Hagë është sepse ka skaduar kontrata me operatorin ekonomik.

MD më tej thekson se tashmë ka nisur procedurat përkatëse për lidhjen e kontratës për postë të shpejtë, në kuadër të të cilave hynë edhe dërgimi i pakove për personat të cilën gjenden në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Vajza e Jakup Krasniqit: Ministrja Gërvalla na ka ndaluar që përmes MPJ-së t’i dërgojmë gjërat esenciale në Hagë
Lexo po ashtu Vajza e Jakup Krasniqit: Ministrja Gërvalla na ka ndaluar që përmes MPJ-së t’i dërgojmë gjërat esenciale në Hagë

“Ministria e Drejtësisë do t’i përmbushë të gjitha obligimet e përcaktuara me Ligjin nr. 05/l-054 për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara dhe aktet përkatëse nënligjore.

Duke qenë se ligji i cekur më lartë përcakton ofrimin e asistencën për personat e akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara dhe në pajtim me planin e prokurimit të vitit 2021, Ministria e Drejtësisë, tashmë ka nisur procedurat përkatëse për lidhjen e kontratës për postë të shpejtë, në kuadër të të cilave hynë edhe dërgimi i pakove për personat të cilën gjenden në Qendrën e Paraburgimit në Hagë”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se në pajtim me dispozitat përkatëse ligjore është autorizuar zyrtari për fillimin e procedurës, si dhe janë siguruar mjetet për kontratë kornizë.

“Ministria e Drejtësisë këtë çështje do t’ua konfirmojë familjarëve të personave të akuzuar ditën e hënë ku do të njoftohen në detaje në lidhje me përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për përmbushjen e të gjitha obligimeve ligjore në lidhje me këtë proces”.

Ndryshe, një ditë parë për këtë ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), duke bërë të ditur se arsyeja përse nuk janë dërguar pakot me gjëra esenciale për Jakup Krasniqin në Hagë është sepse ka skaduar kontrata me operatorin ekonomik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori