LAJMI I FUNDIT:

Pakënaqësi e madhe nga qytetarët për kushtet e spitaleve (Foto/Video)

Pakënaqësi e madhe nga qytetarët për kushtet e spitaleve (Foto/Video)

Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov konsideron që vendi ka përmirësuar të dukshëm shërbimet shëndetësore, ai këto komente i bëri gjatë një konference për shtyp duke prezantuar projektet e realizuara në fushën e shëndetësisë. Sipas tij, vetëm gjatë gjysmës së mandatit të tij janë realizuar 41 nga 79 projekte të premtuara.

“ Edhe pse jemi në gjysmë të mandatit të cilin na e dhanë qytetarët më 2014-tën nga gjithsej 79 projekte të cilat I kemi premtuar kemi realizuar gjithsej 41 projekte, kemi nisur apo janë në procedurë 29 projekte, d.m.th 52% të punës kemi realizuar, nëse merren parasysh vetëm realizimet e tërësishme, por nëse merren parasysh ata të realizuarat dhe ata të cilat janë nisur përqindja e tyre ëshhtë 88.6%”, tha Nikolla Todorov, Ministër i Shëndetësisë, njofton Alsat-M.
Por ndryshe nga Ministri Todorov, qytetarët e anketuar nga Alsat nuk e ndajnë të njëjtin mendim me të. Sipas tyre spitalet e vendit nuk ofrojnë kushtet as minimale për trajtime mjekësore.


” Për momentin nuk ka asnjë përmirësim në shëndetësi, si ka qenë më para njëjtë edhe tash. Sidomos në Kërçovë asgjë nuk është investuar, megjithëse për vete jam i shëndoshë, ,por deri tash asgjë, asnjë derë nuk është vënë aty jo më tjetër çka.”

”1 Mendoj se gjendja e spitaleve është më e mirë në krahasim para dhjetë viteve të shkuara.”

“Kam përvojë në këtë drejtim, kur kam shkuar te dikush për vizitë te ndonjë i afërm në spital , jam ndeshur me gjëra të frikshme. Derisa e shihnim të sëmurin, nëpër mure ecnin buburrec rreth kokës së pacientit. Ndeshem shpesh me kësi situatash, ose thënë më shkurt nuk jam aspak i kënaqur”.

Gjithashtu lexo: Pacienti me sëmundje të zemrës e pret ambulancën për 30 minuta (Foto)

“Në nivel shtetëror nuk shoh përparim në sektorin e shëndetësisë”.

”2 Gjithçka funksionon por doktorët nuk funksionojnë. Mos dashtë Zoti të ketë nevojë njeriu të shkojë në spital”

Spitali i Tetoves 4

Spital i Tetoves 3

Spitali i Tetoves 1

Spital i Tetoves

Spitali i Tetoves

“Dikush ankohet, dikush falënderohet , varet si të qëllon. Kot që është ‘Termini im” shko në gjashtë të mëngjesit, të japin numër pesë dhe duhet të jesh i pari, por kur hyn për kontroll bëhet ora 11”.

Sipas të dhënave që Ministri Todorov i prezantoi, në indexin shpenzues të shëndetit evropian sistemi shëndetësor në Maqedoni ka përparuar për 11 vende, ndërkaq pavarësisht këtij përparimi sipas qytetarëve gjendja reale nëpër spitalet e vendit le shumë për të dëshiruar./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Ja kushtet mizore të spitalit të Gostivarit (Video)

Në trend Lajme

Më shumë
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Kalo në kategori