LAJMI I FUNDIT:

Pak kohë pasi morën vendimin për largimin e tij, Man United po konsideron mundësinë e rikthimit të Greenwood

Pak kohë pasi morën vendimin për largimin e tij, Man United po konsideron mundësinë e rikthimit të Greenwood

Mason Greenwood është përcjellur nga një drejtor sportiv të hënën, duke sugjeruar se ai mund të rikthehet përsëri tek Manchester United.

Anglezi u transferua në La Liga pasi bordi i klubit mori vendimin se ai nuk mund të vazhdonte më karrierën në “Old Trafford” pas një hetimi për sjelljet e tij jashtë fushës.


22-vjeçari ishte arrestuar në janar të vitit të kaluar pas një sërë akuzash në drejtim të tij për përdhunim. Shërbimi i Prokurorisë i hodhi poshtë të gjitha akuzat në shkurt të këtij viti dhe Greenwood u shpall i pafajshëm.

Ish-reprezentuesi anglez është integruar tek ekipi i parë i Getafes pasi iu bashkua klubit madrilen në shtator.

Dhe Paul Mitchell ishte parë prezent në ulëset e stadiumit “Coliseum” të hënën, duke përcjellur nga afër Getafen në ndeshjen që ata fituan me rezultat 1-0 ndaj Cadizit.

Mitchell është një nga drejtorët sportivë më të famshëm dhe më të suksesshëm në botë, i cili është vlerësuar me zbulimin e disa prej talenteve të rinj më të mirë në botë.

Ai ka qenë i lidhur me një lëvizje te United si pjesë e një ndryshimi të menaxhmentit, nëse Sir Jim Ratcliffe  përfundon me sukses blerjen e 25 për qind të aksioneve dhe merr kontrollin e transferimeve.

Greenwood është ende teknikisht një lojtar i United pasi ai është në Getafe në huazim. 22-vjeçari do të jetë sërish anëtar i “Djajve të Kuq” pasi të përfundojë periudha e huazimit.

Mason Greenwood bëhet viral në rrjetet sociale pas fitores 12-0 të Getafes
Lexo po ashtu Mason Greenwood bëhet viral në rrjetet sociale pas fitores 12-0 të Getafes

Nëse Sir Jim Ratcliffe merr përsipër një pjesë të United, ai mund të jetë më i hapur për të rikthyer Greenwood sesa pronarët aktualë. Greenwood  startoi për Getafen ndaj Cadizit ku dha një asistim në minutën e 76-të.

Deri më tash ai ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime në nëntë paraqitje në të gjitha garat./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori