Dy javë pas përfundimit të Eurovision 2022, Ronela Hajati duket se është rikthyer sërish në Itali.

Artistja, e cila e përfaqësoi Shqipërinë sivjet në Eurovision, këtë e bëri të ditur përmes disa postimeve që ka shpërndarë në Instagram.


Ajo siç shihet po qëndron në Milano dhe tha se është duke e realizuar një këngë në gjuhën italiane.

Screenshot 2 Ronela Hajati (Foto: Instagram)

“Të festojmë për këngën time të parë në gjuhën italiane të cilën jam duke e bërë”, ka thënë ajo.

Megjithatë, nuk dihet nëse ka bërë shaka apo njëmend do të ketë një këngë nga 32-vjeçarja në gjuhën italiane.

Screenshot 3 Ronela Hajati (Foto: Instagram)

Ronela përndryshe ka qenë diskutimi në Eurovision 2022 për shkak të veshjes së ekzagjeruar e po ashtu edhe vallëzimit provokues.

Kjo madje u tha se ishte arsyeja që e penalizoi për në finalen e madhe të Eurovisionit. /Telegrafi/