LAJMI I FUNDIT:

Pak ditë pas ndarjes nga i fejuari, modelja Katie Price fotografohet duke puthur në buzë djalin e saj

Pak ditë pas ndarjes nga i fejuari, modelja Katie Price fotografohet duke puthur në buzë djalin e saj
Foto: BackGrid

Katie Price u fotografua me djalin e saj Harvey, të cilit i dha një puthje të madhe në buzët e tij.

Modelja synoi ta mbante veten e saj në disponim pas ndarjes së saj të fundit nga ish-i fejuari, Carl Woods, shkruan DailyMail.

Katie e cila është një sapo beqare, u pa teksa shoqëronte djalin e saj në një takim mjekësor, teksa ajo bëri një buzëqeshje të madhe para kamerave të pritjes.


Foto: BackGrid

Të dy, nëna dhe djali ishin mbështjellë me pallto të zeza për ta mbajtur larg të ftohtin dimëror, ndërsa ecnin krah për krah.

Harvey shtoi një ngjyrë në pamjen e tij me një bluzë jeshile të ndezur, ndërsa kënaqej duke u puthur nga mamaja e tij krenare.

Foto: BackGrid

Kjo paraqitje e modeles britanike vjen mes një jave të vështirë për të pas raportimeve për ndarjen nga Carl.

Carl dukej se konfirmoi se marrëdhënia e tij me Katien kishte përfunduar në fillim të kësaj jave, kur ai publikoi një video në InstaStory duke pretenduar se Katie kishte qenë jobesnike dhe kishte fjetur me dikë pas shpine.

Foto: BackGrid

Në videon bombastike, tregtari i makinave tha: “Nuk ka asnjë mënyrë të lehtë për mua ta them këtë. Të them të drejtën është mjaft e turpshme, por unë dhe Katie nuk jemi më bashkë”.

“Dje kuptova se Katie më tradhtoi. Ajo e pranoi se më tradhtoi. Ajo flinte me dikë tjetër”.

“Pra, po, mendoj se ky është fundi i kësaj. Thjesht do të më duhet të fokusohem në rindërtimin e vetes dhe të kthej jetën time në rrugën e duhur dhe të përqendrohem tek unë. Por kjo është diçka e përfunduar”, theksoi Woods. /Telegrafi/

Foto: BackGrid

Në trend Magazina

Më shumë
Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Aktorja e

Aktorja e "James Bond", Naomie Harris tregon kush është kandidati ideal për Bond-in e ardhshëm

Magazina
Kalo në kategori