LAJMI I FUNDIT:

Pajisjet moderne që i përdorim sot janë zbuluar shumë më herët sesa që mendohet, këto janë nëntë shpikjet që ndryshuan botën (Video)

Pajisjet moderne që i përdorim sot janë zbuluar shumë më herët sesa që mendohet, këto janë nëntë shpikjet që ndryshuan botën (Video)

Shumë pak njerëz besojnë se disa “pajisje moderne” kanë ekzistuar me shekuj më parë e madje edhe mijëra vite – ndoshta me pamje tjetër por kryenin të njëjtin funksion për të cilat përdoren edhe sot.

Protezat dhe kirurgjia plastike – 3000 vjet para epokës së re

Përpjekjet për të trajtuar rastet te personat me probleme fizike duket se datojnë që nga kohërat antike, edhe pse ndoshta nuk kanë qenë edhe aq të suksesshme siç janë sot, transmeton Telegrafi.

Shembulli më i mirë i kësaj është proteza e gishtit të këmbës, që nuk dukej edhe aq e rehatshme për t’u bartur. Shembulli tjetër vjen nga India antike – ku janë gjetur dëshmi për një copëz plastike që kishte formën e hundës, në të cilën është përdorur lëkura e ballit dhe e fytyrës në përgjithësi.

Kanalizimi – 2600 vjet para epokës së re

Sistemet e para të kanalizimeve (ujërave të zeza) i përkisnin qytetërimeve të luginës Indus. Në Mogenjo-daro kanë ekzistuar tualetet publike si dhe sistemi i kullimit të ujërave të zeza të qytetit. Kanalizimi ka ekzistuar në Babiloni, disa qytete kineze dhe në Romë, që ishte pjesë e projektit inxhinierik të Kloak Maxim, mbetjet e të cilët ekzistojnë edhe sot.

Bateritë – 2500 vjet para epokës së re

Bateria e Bagdadit është një enë e qeramikës që përmban një tub bakri dhe një shirit prej hekuri. Dëshmitë e siguruara tregojnë se ato vërtetë mund të prodhojnë një lloj voltazhi. Nga kjo konstatohet se babilonasit e lashtë e kanë ditur metodën e galvanizimit që e kanë përdorur këto bateri, edhe pse skeptikët argumentojnë se ata nuk e kishin këtë për qëllim.

Flakëhedhësi

Prototipi i kësaj arme zjarri është përdorur për herë të parë gjatë betejës Delia, në vitin 424 para lindjes së Krishtit, kur Athina dhe Teba luftuan. Flakëhedhësi i lashtë ose ndryshe i njohur si “zjarri grek”, përbëhej nga një tub i bakrit që lëshonte një përzierje të lëngshme dhe të ndezshme, kurse fuqinë për hedhje e fitonte nga ajri i kompresuar ose topat e mëdhenj.

Alarmi – 400 vjet para epokës së re   

Filozofi grek Platon kishte përdorur një orë të ujit, që mund të prodhonte një tingull i cili do të duhej të tregonte se është koha e ligjëratave të tij. Alarmet në ujë janë zhvilluar edhe më shumë në Romën e lashtë dhe në Lindjen e Mesme. Orët mekanike mund të prodhonin tinguj në një kohë të caktuar, ndërsa të parët janë dëgjuar në Kinë në shekullin e 8-të, ndërsa në Evropë kanë mbërritur në shekullin e 14-të, transmeton Telegrafi.

Robotët

Prototipat e robotëve modernë kanë qenë figurat e femrave të vendosura në fanarin e ishullit të ishullit Farosit, në vitin 323 para lindjes së Krishtit. Në intervale kohore, ato lëviznin dhe i godisnin kambanat. Gjatë natës kanë lëshuar tinguj sikurse alarmet e sotëm, duke paralajmëruar peshkatarët dhe të gjithë ata që përdornin anijet se janë afër bregut. Ndërkaq qysh në shekujt 17 dhe 18-të, makinat e quajtura autom fituan popullaritet në Evropën Perëndimore. Këto mekanizma funksiononin me orët që dukeshin si njerëz apo kafshë, dhe që kryenin veprime të ndryshme.

Matësi – shekulli i parë

Pajisja që mat distancën që e ka kaluar një veturë, besohet të jetë shpikje e Arkimedit. Matësi i parë dukej si një set i rrotave të vogla me numra që tregonin sa metra apo kilometra janë përshkruar derisa vetura ka lëvizur. Pavarësisht Arkimedit, një pajisje e ngjashme është shpikur nga filozofi dhe shkencëtari kinez, Jang Heng.

Kompjuteri – 100 vjet para lindjes së Krishtit

Besohet se mekanizmi nga Atikitera është kompjuteri  i parë i lashtë, i cili në të vërtetë ishte kalkulatori mekanik që përdorej për të llogaritur pozicionet astronomike. Ai është zbuluar në vitin 1901, nga “gjuetari” i peshqve të rrallë në një anije tregtare të fundosur pranë ishullit greke Antikitera. Dimensionet e mekanizmit janë 33 centimetra (lartësi), 17 centimetra (gjerësi) dhe 9 centimetra (trashësi). Është prodhuar nga bronzi dhe është i vendosur në një kornizë druri. Në të është shkruar një tekst prej 300 shkronjave, që është deshifruar viteve të fundit. Teksti është një lloj manuali për përdorimin e tij, në të cilin ka terme të astronomisë, gjeografisë dhe mekanikës.

Matësi i tërmeteve – viti 132

Një tjetër shpika nga Jang Heng është (seismoskopi) matësi i tërmeteve, që reagon ndaj tërmeteve. Kjo pajisje ishte mjaft e rëndë, por shumë e saktë – një top bronzi i projektuar nga një prej tetë tubave të formuar si një kokë dragoi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori