Pajaziti i kënaqur me fitoren, Duraku lojtarëve: Futbolli luhet 90 minuta

Trajneri i vendasve, Sadat Pajaziti pas ndeshjes deklaroi se është i kënaqur me pikët e plota nga ky takim, duke thënë se kishin edhe fat.
“Ishte një ndeshje me tensione. E patëm iniciativën në pjesën e parë por ’89-shi ishte më i përgatitur fizikisht. Ne e kemi një ekip shumë kualitativ por duhet të presim pak që të komponohemi, pasi që fushën e madhe e kemi përdorur shumë pak gjatë fazës përgatitore”.
“Ne sot i morëm dy gola shumë të lirë. Ndoshta pak na priu fati. Trepça ’89 pati një ekip shumë të mirë dhe mund të konkurrojë ende për titull”, ka thënë pas ndeshjes, Sadat Pajaziti për ‘Supersport Kosovën’.
Ndërkohë trajneri mitrovicas, Fahredin Duraku ka kritikuar lojtarët e tij, duke thënë se futbolli luhet 90 minuta dhe jo vetëm 45.
“Kemi ardhur për të zhvilluar një lojë atraktive ashtu siç i ka hije Trepçës ’89. Nuk ishin në nivelin e duhur dhe duhet të përmirësohemi në ndeshjet e ardhshme”, tha Duraku për Super Sport Kosova.
“Koncentrimi dhe disiplina duhet të jenë në 90-minuta. Duhet të punojmë që të luajmë 90-minuta e jo 45″, shtoi ai. /Telegrafi/



















































