Paguani më pak rrymë elektrike në Maqedoni me këto katër investime (Foto)
Elektro-inxhinieri Pançe Pecanoski nga Shkupi investoi në katër gjëra në shtëpinë e tij dhe nga ajo kohë paguan më pak fatura për rrymë, dhe përvojën e tij e ndanë me me lexuesit.
Si fillim, Pançe bëri ndërrimin e poçave elektrik të vjetër, me sistemin e ri të poçave LED. Pra, poçin e vjetër prej 100 wat, e zëvendësoi me poçin LED prej 10 wat, që ka një çmim prej 100 denarësh, por ka mesatarisht dy vite jetëgjatësi.
Këto poçe janë më ekonomik edhe nga dritat kursyese fluoreshente.
Ndryshimi i dytë që elektro-inxhinieri e bëri është instalimi i sistemit solar për ngroje të ujit për pastrim. Ai bëri një instalim të jashtëm të sistemit me vakum tuba dhe ngrohës uji prej 200 litrave.
Për këtë sistem nuk ka nevojë për rrymë plotësuese elektrike, pasi që nuk ka pompë, pra uji shkëmbehet lirshëm. Çmimi i tij arrin deri 400 euro.
Ka edhe sisteme më të shtrenjta, por ky është më i arsyeshëm. Praktikisht, sistemi përdoret gjatë tërë vitit. Në dimër është aktiv në periudhat me diell dhe ngrohja e ujit arrin deri 45°C. Gjatë periudhës shkurt-nëntor, temperatura e ujit arri nga 75°C e deri në 95°C.
Sistemi në fjalë kursen deri 80 kilowat rrymë, respektivisht 400 deri 1000 denarë në muaj.
Klimatizuesi elektrik është ndryshimi i tretë që elektro-inxhinieri Pançe e ka zbatuar në shtëpinë e tij. Nëse këto aparatura harxhojnë deri një kilowat rrymë elektrike, dhurojnë katër kilowat ngrohtësi.
Investimi më i shtrenjtë, por afatgjatë, që ndikon në kursime për ngrohje gjatë dimrit, dhe freski gjatë verës, është izolimi i amvisërive me polisterol.
Për në Maqedoni, izolimi i propozuar është përdorimi i polisterolit të trashësisë tetë centimetër. Një metër katror kushton reth 18 euro, dhe nëse në shtëpi keni tetë radiatorë për ngrohje, atëherë, pas izolimit të shtëpisë, do të përdorni vetëm pesë.
Pançe Pecanoski thotë se aparaturat elektrike të klasës A, A+, A++ janë më pak harxhues të rrymës elektrike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak