Fjetja jo e mirë gjatë disa netëve mund të sjellë çrregullime të ndryshme si ankth ose depresion.
Pagjumësia kronike mund t’i paraprijë zhvillimit të ankthit dhe po ashtu, mund të nxitë depresionin. Këto të dhëna vijnë nga disa studime norvegjeze nga Universiteti Haukeland, që u publikuan në edicionin e fundit të revistës “Sleep”.
Sipas studiuesve, pagjumësia kronike është ndjenjë subjektive e të pasurit probleme me rënien në gjumë ose me fjetjen e qëndrueshme gjatë shumicës së netëve për së paku një muaj, transmeton Telegrafi.
Pagjumësia, shqetësimet dhe depresioni
Studiuesit kanë gjurmuar depresionin, ankthin dhe pagjumësinë në më shumë se 25 mijë të rritur norvegjez. Gjatë studimit të parë, hulumtuesit kanë përjashtuar pjesëmarrësit me ankth ose depresion dhe kanë analizuar vetëm ata që kanë pagjumësi.
Njerëzit të cilët kishin pasur pagjumësi kronike, gjatë studimit të parë ishin pjesërisht të prirë ndaj sëmundjeve të lidhura me ankthin.
Por, nga studimet u nxor edhe se, pagjumësia kronike nuk parashikon paraqitjen e depresionit. Njerëzit me pagjumësi, gjatë studimit të parë nuk kanë qenë të prirë të shfaqin shenja depresioni gjatë studimit të dytë.
Megjithatë kjo nuk do të thotë se depresioni dhe pagjumësia nuk janë të lidhura. Njerëzit me pagjumësi kronike krahasuar me njerëzit pa pagjumësi, ishin më të prirë të kenë ankth ose depresion.
Lehtësimi i pagjumësisë mund të ndihmojë në parandalimin e zhvillimi të çrregullimeve të lidhura me ankthin, është rezultati i studimeve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit