Pagat në Serie A, Ronaldo fiton tri herë më shumë se sa Higuain që është i dyti

Këtë verë ndodhi një nga transferimet më të mëdha në histori të futbollit, ku Cristiano Ronaldo kaloi nga Real Madridi te Juventusi.
Cristiano Ronaldo u bashkua me Bianconerët për një marrëveshje në vlerë 100 milionë euro.
Fituesi i pesë ‘Topave të Artë’ ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Juventusin deri më 30 qershor 2022.
Ardhja e Ronaldos në Torino ka bërë që Gonzalo Higuain të largohet drejt Milanit.
Cristiano Ronaldo është larg lojtari më i paguar në Serie pasi fiton 31 milionë euro në sezon.
Higuain i Milanit është i dyti, me tri herë më pak pasi fiton 9 milionë euro në sezon, që është 22 milionë më pak se CR7.
Paulo Dybala fiton 7 milionë euro, ndërsa Douglas Kosta është me gjashtë milionë.
Edhe Gigio Donnarumma fiton sa braziliani i Juventusit.
Leonardo Bonucci ka qenë më i paguari në Serie A por kalimi te Juventus, ka bërë ë paga e tij të bie në 5.5 milionë euro. /Telegrafi/




















































