LAJMI I FUNDIT:

Paga mesatare në “Ibër-Lepenc” 911 euro

Paga mesatare në “Ibër-Lepenc” 911 euro

Gjatë vitit 2016 për pagat e 272 punëtorëve të ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenc” është paraparë të shpenzohen 2.975.288 euro. Duke bërë një llogaritje të thjeshtë del se paga mesatare mujore në këtë kompani është 911 euro apo më e madhe sesa e një zëvendësministri në Qeverinë e Kosovës

Nëntëqind e njëmbëdhjetë euro po del të jetë paga mesatare në kompaninë publike “Iber-Lepenc”.


Duke u bazuar në planin e biznesit për këtë vit e të cilin e ka siguruar gazeta “Zëri” shihet se gjatë vitit 2016 për pagat e 272 punëtorëve të ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenc” është paraparë të shpenzohen 2.975.288 euro. Duke bërë një llogaritje të thjeshtë del se paga mesatare mujore në këtë kompani është 911 euro apo më e madhe sesa e një zëvendësministri në Qeverinë e Kosovës.

Gjatë këtij viti, menaxhmenti i ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenc” ka rritur dukshëm buxhetin për udhëtime zyrtare dhe reprezentacion në raport me buxhetin e vitit paraprak. /Zëri/Telegrafi/