LAJMI I FUNDIT:

Padi penale për dy persona nga Krusheva për torturim të qenve

Padi penale për dy persona nga Krusheva për torturim të qenve

Stacioni policor nga Krusheva ka ngritur padi penale kundër B.J. (33) dhe S.R. (33), të dy nga fshati Norovë, për shkak të dyshimit për kryerje të veprës penale ‘torturim të kafshëve’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fillim të tetorit 2016 në mes të fshatit janë mbledhur një grup njerëzish të cilët kanë shikuar zënkën mes qenve të organizuar nga të paraqiturit e lartëpërmendur. Më pas, një person tjetër e ka inçizuar luftën e qenve me telefon e cila ka qenë duke u zhvilluar.

Në video-materialin e publikuar në Facebookk, shihet qartë sesa keq janë keqpërdorur kafshët e tyre, ku me qëllim i kanë lëshuar të zihen. Policia ka marrë masa dhe është duke e inspektuar rastin. /Telegrafi/