LAJMI I FUNDIT:

Padi penale ndaj tre personave për braktisjen e foshnjës në Manastir

Padi penale ndaj tre personave për braktisjen e foshnjës në Manastir

MPB njofton se ka ngritur padi penale ndaj 17-vjeçares nga Komuna e Zhelinës në Tetovë, e cila në fillim të këtij muaji e braktisi foshnjën e porsalindur para shtëpisë së fëmijëve në Manastir.

Përveç kundër 17-vjeçares, policia ka paditur edhe burrin e saj pa kurorë dhe babain e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “braktisje të fëmijës së pafuqishëm”, është ngritur padi penale tek Prokuroria Themelore e Manastirit, kundër nënës 17-vjeçare nga Komuna e Zhelinës. Ndërsa për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “jetë jashtëmartesore me të mitur” është paditur edhe 27-vjeçari SH.A dhe për të njëjtën vepër është paditur edhe 38-vjeçari B.A, të dy nga Komuna e Zhelinës, i cili ka lejuar që e mitura të jetojë pa kurorë me një person tjetër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Përndryshe, foshnja e porsalindur u gjet para shtëpisë së fëmijëve më 1 korrik, ndërsa policia disa ditë me radhë kërkoi nënën e foshnjës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori