Pacolli uron SHBA për Ditën e Pavarësisë


Zëvendëskryeministri i dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka përgëzuar qytetarët amerikanë me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, duke thënë se kjo datë simbolizon triumfin e lirisë, festën e diversitetit dhe harmonisë mes njerëzve, është datë kur njeriu dhe kombi i lirë bëhet zot i vetvetes.
Pacolli, përmes një status në Facebook shkruan se Kosova si vend i ri, është pasqyrim i vlerave të përbashkëta me ato të kombit amerikan, dhe për këtë arsye qytetarët tanë admirojnë pafundësisht modelin qeverisës amerikan, duke e bërë që partneriteti me SHBA të jetë i përjetshëm.
Postimi i plotë i Pacollit:"4 Korriku, i vitit 1776, njëherësh Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shënon një ditë monumentale për SHBA-të, si dhe një ditë kthese në historinë e re të njerëzimit. Kjo datë është e rëndësishme për secilin komb dhe për secilin vend liridashës. Kjo datë simbolizon triumfin e lirisë, festën e diversitetit dhe harmonisë mes njerëzve, është datë kur njeriu dhe kombi i lirë bëhet zot i vetvetes. 4 Korriku, 1776, lartëson postulatet fondamentale të humanizmit, lartëson lirinë dhe pavarësinë e një kombi, si e drejtë burimore dhe e përjetshme.









































