Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, sot në takim me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, ka falënderuar Gjermaninë për përkrahjen e vazhdueshme të këtij shteti për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Pasi e ka uruar fillimisht për praninë e Gjermanisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për dy vitet që vijnë, Pacolli ka potencuar, që Kosova dëshiron edhe më shumë prani të Gjermanisë përmes ekonomisë dhe investitorëve të saj në vend.
Prania e Kosovës përmes rreth 400.000 qytetarëve të saj në Gjermani dhe kontributi i Gjermanisë në ndërtimin e paqes për 20 vite me radhë nga Bundeswehr-i dhe tashti angazhimit nëpërmjet GIZ-it dhe Kampit për Inovacion në Prizren vetëm sa thellojnë bashkëpunimin mes dy vendeve tona.
Tema të diskutimit në mes ministrit Pacolli dhe Maas ishin edhe përkrahja e Gjermanisë për përfundimin e Negociatave në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë me njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.
Ministri Maas ka thënë po kështu, që do të përkrah Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, ndërsa një mbështetje të veçantë Pacolli ka hasur edhe në përshpejtimin e procedurës së njohjes së Patent-shoferëve në mes Gjermanisë dhe Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron